Shitja vlerën 10 milionë euro për llogari të Bankës Raiffeisen
Asete të Kompanisë ARMO do të dalin përsëri në ankand më 23 mars. Ankandi i dytë do të zhvillohet për llogari të Bankës Raiffeisen ndaj së cilës kompania ka një kredi të pakthyer prej 20 milionë euro. Ankandi i parë i parë zhvillua me 19 shkurt, por aty nuk u paraqit asnjë i interesuar. Tashmë sipas ligjit për ankandin publik, sendi i lënë kolateral në ankandin e dytë del në shitje me gjysmë çmimi.
Kështu pjesët e uzinës (truall dhe ndërtesa në fshatin Drizë), do jenë në shitje për 10 milionë euro.
Raiffeisen Bank nuk është e vetmja që pret të marrë borxhet nga ARMO. Tirana Bank është po ashtu në radhë për të mbledhur borxhet, ndërkohë që edhe kompania shtetërore e naftës Albpetrol fitoi gjyqin në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë ndaj ARMO-s për një detyrim 30 milionë euro.
ARMO është kreditori më i madh i vetëm në listën e 35 kreditorëve të mëdhenj që kanë rreth 600 milionë euro kredi të pakthyera.