Borrell- Bullgarisë: Sot të hapim negociatat me Shqipërinë e RMV

0
23

Vetoja e Bullgarisë për hyrjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut ka sjellë edhe reagimin e ashpër të shefit të diplomacisë së jashtme në Bashkimin Evropian, Josep Borrell. Përmes një mesazhi, Borrell është shprehur se nuk mund të vijohet me këtë situatë. Ai kërkon që ngërçi të zgjidhet.

 “Ne nuk jemi aty ku duhet të jemi në Ballkan, sot duhet të nisim negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe nuk mund të mos e fsheh keqardhjen time: ka ende shpresë, nuk e di se çfarë mund të bëjë parlamenti në Bullgari, por duket se nuk po shkon mirë. Ne do të duhet të përpiqemi të zgjidhim situatën dhe kjo tregon se unanimiteti është një problem, nuk mund të vazhdojmë me një vend që bllokon gjithçka. Sot nuk është një ditë e mirë,”- është shprehur Borrell.

Sot dhe nesër, më 23 dhe 24 qershor do të mbahet samiti i Bashkimit Europian në Bruksel. Por, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duket se nuk do të ketë përparim në lidhje me negociatat duke qenë se një ditë më parë qeveria e Bullgarisë ra dhe vetoja ndaj Maqedonisë së Veriut qëndron ende. Por, Ukraina pritet të marrë statusin e vendit kandidat për integrimin në Bashkimin Evropian.