Borrell: Asetet e ngrira ruse të përdoren për rindërtimin e Ukrainës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Borrell: Asetet e ngrira ruse të përdoren për rindërtimin e Ukrainës

13:11 | 09/05/2022
në Shqiperi
0

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell, tha se blloku duhet ta shqyrtojë mundësinë e sekuestrimit të aseteve të ngrira nga rezervat valutore të Rusisë dhe t’i përdorë ato për të ndihmuar në financimin e përpjekjeve për rindërtimin e Ukrainës pasi të përfundojë lufta.

Borrell tha për Financial Times se një masë e tillë do të ishte e ngjashme me atë të Uashingtonit, kur ky i fundit përdori asetet e ngrira të Bankës Qendrore afgane, pas kthimit të talibanëve në pushtet, për të ndihmuar Afganistanin e shkatërruar nga lufta.

Në mars, Rusia tha se sanksionet ndaj saj për shkak të luftës në Ukrainë, kanë ngrirë rreth 300 miliardë dollarë asete – gjysma e rezervave të përgjithshme të arit dhe valutës së saj – të mbajtura jashtë vendit nga Banka Qendrore e Rusisë.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

“Komisioni Europian ka thënë se çmimi i rindërtimit mund të arrijë në qindra-miliarda dollarë dhe kryeqendrat e BE-së duhet ta shqyrtojnë mundësinë e sekuestrimit të rezervave të ngrira të valutës ruse për të ndihmuar në financimin e rindërtimit në Ukrainës pas luftës”, tha Borrell për Financial Times.

“Ne i kemi paratë në xhepat tona dhe dikush duhet të më shpjegoj pse një vendim i tillë mund të vlejë për paratë afgane dhe jo për paratë ruse”, shtoi ai.

Pasi talibanët morën pushtetin në Afganistan në gusht të vitit 2021, administrata amerikane e presidentit Joe Biden, ngriu pothuajse 7 miliardë dollarë asete të Bankës Qendrore, të cilat po mbaheshin në Bankën e Rezervave Federale në Nju Jork.

Në shkurt, Shtëpia e Bardhë tha se planifikonte që të përdorte gjysmën e aseteve, që aktualisht janë të ngrira në Amerikë, për ndihmë humanitare dhe pjesën tjetër mund ta përdorë për të kompensuar familjarët e viktimave të sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001.

Borrell tha se një masë e tillë mund të jetë një nga mënyrat përmes së cilave Rusia mund të detyrohet që të paguajë “kompensime të luftës” për pushtimin e paprovokuar kundër Ukrainës, të cilin e nisi më 24 shkurt.

“Kjo është një nga pyetjet më të rëndësishme politike që aktualisht është në tavolinë: kush do të paguajë për rindërtimin e Ukrainës?”, tha ai./ REL

Etiketa: Asetet e ngrira ruseBanka e Rezervave FederaleBashkimi Europianborrell

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Enkeleda Kapedani në krye të gjykatës së Elbasanit

“Jam sëmurë”, KPK shtyn sërish seancën për Enkeleda Kapedanin

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele –

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin –

15:48 | 14/03/2026
Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve –

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve –

14:52 | 14/03/2026
Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve –

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve –

14:46 | 14/03/2026
Mos jepni të dhëna personale –

Mos jepni të dhëna personale –

14:42 | 14/03/2026
Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë –

Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë –

14:22 | 14/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin –
  • Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve –
  • Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve –
  • Mos jepni të dhëna personale –
  • Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë –
  • Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin –
  • Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com