Bomba në ambasadën sovjetike, Biberaj: U shkel Kushtetuta dhe të gjitha ligjet e kohës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bomba në ambasadën sovjetike, Biberaj: U shkel Kushtetuta dhe të gjitha ligjet e kohës

15:12 | 26/02/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Nga Aleksandër Biberaj

69 vite nga masakra e regjimit komunist ndaj intelektualëve të Tiranës për “bombën në ambasadën sovjetike”. Edhe atëherë u shkel Kushtetuta dhe të gjitha ligjet e kohës. vendimi i gjykatës së lartë ushtarake do të dilte një ditë pas pushkatimit pa gjyq të qytetarëve të pafajshem. Shumë ngjashmëri me ato që bëjnë sot pasardhësit e tyre “rilindas” që s’pyesin as për kushtetutë dhe as për ligje dhe po i bëjnë gjërat pa gjyqe se s’ka gjykata pasi i kanë shkrirë!

Të dashur miq,
69 vite më parë, regjimi komunist i Tiranës, në kundërshtim me kushtetutën e kohës por edhe me të gjitha aktet ligjore dhe nën/ligjore në fuqi, do të ekzekutonte me metodat e një bande mafiozo-kriminale, në mënyrë ç’njerëzore, 22 qytetarë të pafajshem, përfshirë edhe gra, një pjesë duke i varrosur të gjallë. Kjo masakër ishte ngjarja më tipike e krimeve të komunizmit e njëherësh më kundërligjore dhe më me pa precedent në historinë e legjislacionit shqiptar e të huaj. Vendimi për të realizuar këtë masakër, u mor jo në sallën e gjyqit, por në Byronë Politike te PPSH-se, në mbledhjen e datës 20.2.1951, ku urgjentisht u mblodh kupola e partisë-shtet dhe me propozim të ministrit të Brendshëm Mehmet Shehut, u vendos të merreshin masa të jashtëzakonshme represive “pa marrë parasysh ligjet në fuqi”, ku te gjithë anëtarët e Byrosë Politike, përfshirë edhe Enver Hoxhën “ishin dakord me këto masa”. Keshtu shfaqej hapur një pushtet kriminal terrorist, që nuk respektonte as kushtetutën dhe legjislacionin që kishte hartuar e miratuar po vetë. Ministri i Brendshëm kërkoi nga Byroja Politike që arrestimet të bëheshin qysh atë natë, duke argumentuar se “listat i kemi gati” dhe “po të jeni dakord ju, veprojmë që sonte”. Ai kërkoi që të arrestoheshin menjëherë 150 vetë, nga të cilët 22 më të rëndësishmit të pushkatoheshin pa gjyq. Pra, ishte vetë partia, vetë pushteti politik, me Enver Hoxhën në krye, që shkelnin ligjet dhe urdhëronin një krim shtetëror, një terrorizëm shtetëror, një gjenocid shtetëror me përmasa të mëdha, për motive politike e pushtetare. Në vendimin e Byrosë Politike, përveç pushkatimeve e burgimeve pa gjyq, u vendos që të bëhej një operacion masiv spastrimi, të persekutoheshin e të internoheshin persona e familje “reaksionare” në tërë hapësirën shqiptare. “Duhen vrarë njerëz të tjerë për të mbajtur pushtetin”, thoshte Mehmet Shehu. Arrestimet që u kryen menjëherë sipas vendimit të Byrosë Politike me datat 20-23 shkurt 1951, ishin jo vetëm politike, por edhe të paligjshme, sepse u kryen pa ndonjë urdhër-arresti të prokurorit dhe pa ndonjë vendim gjykate. Vetëm më vonë u plotësuan urdhër-arreshtimet dhe procesverbalet e “gjykimit”. Arrestimet u bënë mbi listat e vdekjes, të parapërgatitura nga Sigurimi i Shtetit në Ministrinë e Brendshme. Lista e përgatitur nga Sigurimi i Shtetit mban titullin tronditës: “Personat e arrestuar që propozohen për t’u……Mbi pikat titullarët mund të shkruanin ç’të dëshironin: për t’u pushkatuar, për t’u burgosur etj.”
U pushkatuan naten e 26-27 shkurtit pa akuze, pa hetim, pa gjyq, pa deshmi: Tefik Shehu, Hekuran Troka, Lluka Drashkoviç, Haki Kodra, Pandeli Nova, Thoma Katundi, Fadil Dizdari, Ali Qoraliu, Jonuz Kaceli, Gafur Jegeni, Petro Ekonomi, Zyhdi Herri, Niko Lezo, Myftar Jegeni, Qemal Kasoruho, Manush Peshkëpia, Andon Delhysa, Reiz Selfo, Pjerin Guraziu, Gon Temali, Mehmet Shkupi, Sabina Kasimati, te gjithë intelektualë të shquar ku shumica e tyre kishin mbaruar universitetet më të njohura të Europës.
Vetëm pas pushkatimit, filluan të plotësohen dosjet me dëshmi të rreme, me fallsifikime dhe me trillime dhe vetëm pas pushkatimit të tyre doli edhe vendimi i Gjykatës së Lartë Ushtarake. Ky është rast unikal i shkeljes së legjislacionit në mënyrë flagrante, në historinë botërore të së drejtës penale. Këto veprime të vitit 1951 të partisë-shtet, ngjajnë si dy pika uji me ato që bëjnë sot pasardhësit e tyre “rilindas” ndaj Kushtetutes, Ligjit dhe Sistemit të Drejtësisë.

Etiketa: Aleksandër BiberajBomba në ambasadën sovjetikeligjet e kohësregjimi komunist

Të Lidhura

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

nga 27
23:26 | 04/04/2026
0

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

nga 27
22:36 | 04/04/2026
0

Vrasa e shqiptarit Miklovan Dakaj në Spanjë kanë çuar në arrestimin e disa shqiptarëve, duke e cilësuar ngjarjen si një larje...

22:32 | 04/04/2026
0

Vrasa e shqiptarit Miklovan Dakaj në Spanjë kanë çuar në arrestimin e disa shqiptarëve, duke e cilësuar ngjarjen si një larje...

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

nga 27
22:14 | 04/04/2026
0

Juventus ka përpara një rrugë për të hyrë në zonën Champions gjatë së cilës duhet të jetë thuajse perfekt. Luciano...

Para
Greqia konfirmon rastin e parë me koronavirus, pacientja kishte udhëtuar në veri të Italisë

Greqia konfirmon rastin e parë me koronavirus, pacientja kishte udhëtuar në veri të Italisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

23:26 | 04/04/2026
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

22:36 | 04/04/2026
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

22:32 | 04/04/2026
Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

22:14 | 04/04/2026
Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

22:02 | 04/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –
  • Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –
  • Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –
  • “Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com