Bojkoti i avkokatëve, paralajmëron Manja: Do ta ndryshojmë ligjin e avokatisë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bojkoti i avkokatëve, paralajmëron Manja: Do ta ndryshojmë ligjin e avokatisë

17:07 | 13/07/2022
në Shqiperi
0

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, në dëgjesën me përfaqësues të avokatëve, u shpreh i vendosur në miratimin e hartës së re gjyqësore. Manja tha se harta e re gjyqësore do I kalojë këshillit të ministrave, sapo të mbërrijë raporti I ministrisë së financave për kostot e saj. Sa I përket stokut të dosjeve në gjykatë, Manja solli në vëmendje Italinë, që për shumë çështje I referohen drejtësisë alternative.

“Erdhëm në respekt të kuvendit dhe qytetarëve. Kam ardhur me mendimin se do më kërkoni llogari se nuk zbatojmë ligjin. Harta ka qenë detyrim, meqë KLGJ u krijua me vonesë , nisi puna për hartën në 2019 Ministrit I ka shkuar në shtator 2020. Ligji I 2016 nuk ka një mekanizëm zhbllokues. Harta është atribut I KLGJ, ligji e thotë qartë, harta si produkt teknik I KLGJ që ka proces të gjatë si hartohet është aty për buxhetimin dhe logjistikën që duhet të ketë kjo hartë. Për ti dhënë përgjigje Felajt avokatët përfaqësojnë klientët jo qytetarët.

Harta nuk është rrufe në qiell të pastër. Avokatëve iu janë marrë edhe sugjerime. Janë kryer dy konsultime publike me avokatët në 2016. Harta sot është çështje e zbatimit të ligjit. Për sa kohë është në fuqi ligji, ministri ka detyrimin të mbështesë hartën e re të sistemit gjyqësor.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Më ka ardhur produkti i hartës në dhjetor 2021, I rishikuar pasi kam bërë disa sugjerime në lidhje me hartën. Nëse marrim prurjet e reja gjykatës i janë drejtuar 17 200 qytetarë. Në godinat ekzistuese do të ofrohen shërbime për qytetarët të tipit one stop shop, dhe kam gjetur dakordësi për këtë. Në dhjetor 2021 sipas ligjit është lançuar si bashkëautorësi e KLGj dhe ministrit të drejtësisë. Avokatët janë dëgjuar, kanë pasur sugjerime, por kjo nuk do të thotë që të gjitha sugjerimet të merren në konsideruar. Jemi të kufizuar nga ligji.

KLP ka sjellë vlerësim pozitiv për hartë, prokurori I përgjithshëm po ashtu, ministria e financave po koston hartën e re gjyqësore, që do të shtrijë efektet pas hyrjes në fuqi. Sigurisht që ka kosto. Si qeveri po shohim nëse i kemi mundësitë buxhetore.

Sapo të vijë raporti nga financat do e kalojmë për miratim në këshillin e ministrave.

Harta nuk merr në konsideratë stokun, nuk është problem që lindi sot, e as vettingut. Harta ka bërë riorganizimin gjyqësor për 408 gjyqtarë që ka sot sipas dekretit të presidentit. Pra ne po shpërndajmë 408 gjyqtarë. Stoku po, është problem edhe në vende të BE ka problem me stokun, por I kanë paraprirë se kanë gjetur mënyra në drejtim të drejtësisë alternative, një ndër to ka qenë ndërmjetësimi.” u shpreh Manja, ndërsa komentoi edhe bojkotin e avokatëve.

“Protesta, apo bojkoti, a greva nuk e di si ia kanë vënë emrin, funksionimi I sistemit të drejtësisë ka rol kyc. Nuk funksionon procesi pa avokatin. Avokatët e kanë të kufizuar të drejtën e grevës. E drejta e grevës është e kufizuar edhe për avokatët. Shumë shpejt do I drejtohem ligjvënësit për një ndryshim në ligjin e avokatisë, ashtu si magjistratët.”- tha Manja.

 

Etiketa: avokatetavokatevebojkotiligjiUlsi Manja.

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
E bleu kompaninë për 800 euro, pas 4 muajsh firma e drejtorit të ARRSH-së u shit me 1.7 mln euro

E bleu kompaninë për 800 euro, pas 4 muajsh firma e drejtorit të ARRSH-së u shit me 1.7 mln euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 16 Mars 2026 –

07:45 | 16/03/2026
Parashikimi i motit për sot, 19 Shkurt 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 16 Mars 2026

07:39 | 16/03/2026
Parashikimi i motit për sot, 19 Shkurt 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 16 mars 2026

07:35 | 16/03/2026
Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

23:01 | 15/03/2026
Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

22:11 | 15/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Horoskopi për ditën e sotme, 16 Mars 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 16 Mars 2026
  • Parashikimi i motit për sot, 16 mars 2026
  • Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –
  • Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –
  • Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Horoskopi për ditën e sotme, 16 Mars 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 16 Mars 2026

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com