Skandal në Argjentinë brenda skuadrës së femrave të Boca Juniors.
Jorge Martinez u shkarkua nga detyra i ekipit të parë të femrave pasi u akuzua për abuzim seksual nga zyrtarja e shtypit të klubit.
“Si rezultat i ankesës së publikut ndaj trajnerit të skuadrës së futbollit për femra, Jorge Daniel Martínez, Boca Juniors informon se e ka larguar nga detyra deri në sqarimin e gjithçkaje dhe përcaktimin e përgjegjësive”, shkruan klubi argjentinas në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare.
Punonjësja e Boca Juniors, Florencia Marco, e cila mbërriti në klubin e kryeqytetit Buenos Aires në vitin 2011 dhe mori detyrën në ekipin e femrave nga viti 2019, pretendon se ka pësuar “disa situata ngacmimi dhe frike” nga trajneri që kur ai mori detyrën në janar 2022.
Në fazën e parë, Florencia Marco e raportoi rastin në departamentin e Përfshirjes dhe Barazisë të Boca Juniors. Më pas bëri padinë pranë autoriteteve.