Deputeti Ben Blushi propozon një zvogëlimin e numrit të të zgjedhurve nga populli në parlament.
Nga foltorja e Kuvendit Blushi tha se shqiptarëve nuk po i jepet asnjë kompetencë, përkundrazi po i merret sepse në sistemin tonë politik e gjyqësor dhe kushtetues, popullit shqiptar i lihet vetëm një e drejtë, të zgjedhë partitë, ndërsa partive u lihet çdo e drejtë të zgjedhë gjithkënd
“Kemi nevojë të zvogëlojmë veten” tha Blushi duke shtuar se në këtë mënyrë në parlament do të kishte më pak Rroshër, analfabetë e injorancë
140 burra e gra jemi këtu, por shumë pak e kemi justifikuar këtë madhësi në 25 vjet. Mund të jemi 100. E pra kjo mund të ishte një prekje kushtetuese e domosdoshme. Kemi nevojë të zvogëlojmë veten. Do vinin më pak Rroshër në këtë parlament po të ishim 100 burra e gra, besoj, do të kishte më pak vend ndoshta për injorancë, analfabetë, të dhunshëm por edhe sikur kjo të mos ndodhte. Se nuk është e thënë se sasia sjell ndryshime cilësore, edhe sikur kjo të mos ndodhë, të paktën 100 burra e gra do i kushtonte shqiptarëve pak më lirë.
E dini sa shkon kostoja e secilit prej nesh shqiptarëve? 4- 5 mijë euro në muaj. Hiqni 40 vetë, shumëzojini për 4 mijë euro dhe i bie 2 milionë euro në vit. Tia kthejmë shqiptarëve ato, pse ti harxhojmë ne kot se nuk po bëjmë ndonjë punë të madhe. Se edhe reformën në drejtësi nuk po e bëjmë dot. Kemi 18 muaj. Po tia kishim cuar shqiptarëve do të kishin votuar para 18 muajsh, kjo është e sigurtë. E pra ky është bilanci i këtij 18 mujori. Dhe nuk ka rëndësi kush e do dhe kush nuk e do rëndësi ka që nuk po e çojmë dot deri në fund.