Natën që sapo lamë pas rruga e njësisë administrative Grykë Çajë është bllokuar sërish. Shkak për këtë është bërë rënia e gurëve nga erozioni i pandërprerë. Kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici, ka parë nga afër shembjen e gurëve në rrugën Lapaj- Grykë Çajë.
Gjici, bëri me dije se janë në pritje të specialistëve nga Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave dhe frocave emergjente të ushtrisë, pasi duhet ndërhyrë në hapjen e rrugës dhe vleresuar situatën që mos të ketë shembje të tjera.
Ai u shpreh:
Shembja masive e gurëve në rrugën Lapaj-Grykë Çajë, është rruga lidhëse e katër fshatrave që ka njësia e Grykë-Çajë. Po ashtu kjo rrugë bën pjesë në aksin rrugor Kukës-Dibër, çka do të thotë që monitorimi për shembje duhet të jetë i vazhdueshëm për të siguruar lehtësimin e lëvizjes së banorëve që kalojnë këtë rrugë.