Seanca për masën e sigurisë për 23 të arrestuarit e Rrugës së Kombit ka krijuar një situatë të pazakontë në kryeqytet.
Por më vonë, një grup protestuesish është mbledhur në anën tjetër të Lanës, duke bllokuar lëvizjen e automjeteve edhe në këtë drejtim.
Disa prej protestuesve qëndrojnë të ulur në rrugë, në pritje të vendimit për të arrestuarit. Ndërkohë me megafonë kërkohet lirimi i të arrestuarve. “Lironi djemtë tanë! Rama ik! Arrestoni qeveritarët.”