Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar se ditën e sotme ka bllokuar 26 tonë mish pule me origjinë nga Brazili.
Dyshohet se sasia e bllokuar ka prani të salmonelës SPP dhe bllokimi i ngarkesës është bërë pas rezultateve të analizave të bëra nga ISUV. Mishi u bllokua në pikën e inspektimit kufitar në Durrës.