1.6 milionë litra gaz janë bllokuar ditën e sotme në kuadër të aksionin anti-informalitet.
Lajmin e bën të ditur Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Arlind Gjokutaj i cili shpjegon se subjekti nuk përmbushte kushtet teknike, si dhe kishte mangësi në cilësi.
“Subjekti me mangësi të parametrave teknike, mangësi në cilësi. Po ashtu subjekti nuk ka paguar detyrimet e akcizës. Ka nisur bashkëpunimi dhe me strukturat e krimit ekonomik dhe nga policia e shtetit. I bëjmë thirrje bizneseve se do të kontrollohen të gjitha magazinat. Do të kontrollohen të gjitha produkete e akcizës”– u shpreh Gjokutaj.
Plagosje me thikë në Kavajë –
Një person mbeti i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në Kavajë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, në lagjen...