Ka ndërruar jetë e moshuara e cila u dëmtua në ashensorin e QSUT. Sipas burimeve, ajo ka humbur jetën për shkak të frakturave që ka marre në kafkë nga mbyllja e derës së ashensorit.
Kujtojmë se, pak dite më parë, e moshuara së bashku me një punonjës të QSUT-së u dëmtuan pasi u mbyll para kohe dera e ashensorit dhe i mori lart, duke i shkaktuar dëme në këmbë punonjësit dhe dëme në kokë të moshuarës.