Gjykata e Tiranës ka në shqyrtim 30 kërkesa për faliment
Në katër muajt e fundit mesatarisht cdo katër ditë në Gjykatën e Tiranës ka mbërritur një kërkesdë për faliment nga biznesi. Aktualisht në këtë gjykatë janë tridhjetë çështje të kësaj natyre të cilat janë depozituar vetëm gjatë katër muajve të fundit. Sipas statistikave të Gjykatës së Tiranës nga këto 30 çështje vetëm 6 janë të përfunduara. Gjykata gjatë javëve të fundit ka nisur procedurat edhe për falimentimin e njërës prej kompanive më të mëdha në vend, prodhuesit të çelikut, Kurum. Në shqyrtim është edhe falimenti për kompani të tjera të tilla si prodhuesi i tullave Volalba, kompania italiane Vaporusa Alb, Albix, Al.p.in e të tjera. Sipas të dhënave të gjykatës kërkesat për faliment në të shumtën e rasteve kanë nisur Tatimet dhe në më pak raste nga vetë biznesi. Ndërkohë. Pas krizës së kredisë së keqe vetë Ligji i Falimentit pritet të pësojë ndryshime cilësore. Me të cilat synohet përshpejtimi i procesit. Megjithatë, edhe pse ka kohë që diskutohet ndryshimet ende nuk kanë shkuar për miratim qeverisë.