Bizneset shqiptare kanë barrën më të lartë të taksave në rajon, edhe për taksat bashkiake – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bizneset shqiptare kanë barrën më të lartë të taksave në rajon, edhe për taksat bashkiake

09:16 | 25/10/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Bizneset e Shqipërisë dhe të Serbisë kanë barrën më të lartë të taksave në rajon. Sipas të dhënave të raportit “Doing Business 2020”, të publikuar nga Banka Botërore, sipërmarrjet e Shqipërisë dhe Serbisë paguajnë nga 36.6% të fitimeve si taksa totale dhe kontribute. Barrën më të ulët e ka Maqedonia me 13%, e ndjekur nga Mali i Zi me 22.2% dhe Bosnja me 23.7%.

Shqipëria dhe Serbia kanë normën e fitimit më të lartë në rajon, nga 15%, ndërsa Mali i Zi e ka 9%, ndërsa Maqedonia dhe Bosnja e kanë 10%.

Për bizneset shqiptare, tatim fitimi rëndon 14.3% të fitimeve, ndërsa për serbët 13%.

Read more

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

Kontributet e sigurimeve shoqërore që paguhen nga punëdhënësi janë taksa që rëndon më shumë bizneset në Shqipëri dhe Serbi. Në Shqipëri, bizneset paguajë për sigurimet e punonjësve të tyre 15% të pagës bruto (9.8% paguhet nga individët). Në Serbi bizneset paguajnë 17.9% të pagës bruto për sigurimet e punonjësve të tyre. Sigurimet e punonjësve u rëndojnë bizneseve shqiptare sa gati 17% e fitimeve. Duke shtuar dhe kontributet e sigurimeve shëndetësore (gjysma e saj prej 1.7% paguhet nga punëdhënësi), kontributet në total rëndojnë në 19% të totalit të fitimeve

Maqedonia e ka kaluar të gjithë barrën e sigurimeve te të punësuarit, të cilët paguajnë 27% të pagës. Ky është faktori kryesor që e nxjerr Maqedoninë me taksat e kontributet më të ulëta në rajon, në raport me fitimet. Në Mal të Zi bizneset paguajnë sigurim pensioni dhe kontribute për sigurimet shoqërore, por që nuk shkojnë më shumë se 10% të totalit të fitimeve.

Shqipëria dhe Serbia dhe Mali i Zi kanë dhe TVSH-në më të lartë në rajon me 20 dhe 21%, ndonëse kjo taksë nuk llogaritet në barrën ndaj bizneseve pasi ajo paguhet nga konsumatori.

Shqipëria mban rekord dhe për taksat bashkiake, të cilat u rëndojnë bizneseve sa 3.6% e fitimeve, nga 3.4% në Serbi, 3.46% në Bosnjë dhe më pak se 2% në Maqedoni e Mal të Zi. Rritja e taksës së infrastrukturës ishte dhe një nga arsyet që ndikoi në përkeqësimin e renditjes këtë vit, ku Shqipëria humbi 19 pozicione në raport me vitin e kaluar dhe u rendit në fund të Europës, së bashku me Bosnjë Hercegovinën. https://www.monitor.al/doing-business-2020-shqiperia-dhe-bosnia-te-fundit-ne-europe-humben-85-vende-ne-renditje-per-mbrojtjen-e-investimeve/

Ndonëse vendi ynë ka taksat më të larta në rajon mbledh shumë më pak të ardhura sesa të gjithë shtetet e tjera, në rreth 27% të Prodhimit të Brendshëm bruto (PBB). Serbia, që ka nivele të njëjta me ne mbledh të ardhura gati sa rreth 40% e PBB-së, po aq grumbullon dhe mali i Zi.

Maqedonia, pas futjes së taksës së sheshtë ka parë një rënie të të ardhurave nga 35% e PBB-së në rreth 29-30% aktualish, por që gjithsesi janë më të larta se të Shqipërisë.

Ironikisht, Taksa ku Shqipëria çalon dukshëm është ajo që ka dhe barrën më të lartë tek bizneset, pikërisht kontributet e sigurimeve shoqërore, që sjell vetëm 5.6% të PBB-së, ndërsa mesatarja e rajonit është midis 8-10% dhe arrin rekord në Serbi me 14.6% (kujtojmë që bizneset e serbisë kanë barrë të njëjtë me ato shqiptaret për këtë kontribut, në raport me fitimet). Evazioni nga pagat konsiderohet i lartë në vendin tonë, me pjesën më të madhe të bizneseve që raportojnë paga më të ulëta sesa realja. Niveli i lartë i tatimit mbi të ardhurat, me 23% për pagat mbi 130 mijë lekë e nxiti dhe më tepër evazionin për pagat e larta, duke bërë që shumë individë të regjistroheshin si subjekte të vogla dhe të lëshonin fatura përkundrejt shërbimeve.

   

/Monitor.al

 

Etiketa: “Doing Business 2020”Banka BoteroreBizneset e Shqipërisë dhe të Serbisëtaksa

Të Lidhura

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

nga 27
23:15 | 02/04/2026
0

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

nga 27
22:51 | 02/04/2026
0

Socialisti Erion Braçe ka folur për “Top Story”, pak ditë pasi shprehu dëshirën për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës,...

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

nga 27
22:31 | 02/04/2026
0

Një rast i dyshuar ngacmimi seksual ndaj një të mituri po hetohet nga autoritetet në Gjirokastër. Sipas informacioneve paraprake, një...

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

nga 27
22:01 | 02/04/2026
0

Ish-prokurori Eugen Beci, ka komentuar paralajmërimin e fundit të Shteteve të Bashkuara për rreziqe të mundshme në Shqipëri nga grupe...

Para
I hynë hajdutët në banesë, gruaja në panik hidhet nga kati i tretë në Durrës

I hynë hajdutët në banesë, gruaja në panik hidhet nga kati i tretë në Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

23:15 | 02/04/2026
Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

22:51 | 02/04/2026
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

22:31 | 02/04/2026
Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

22:01 | 02/04/2026
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –

21:35 | 02/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –
  • Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –
  • Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –
  • Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –
  • Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –
  • Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani” –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –
  • Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com