I biri i Teme Sejkos para pushkatimit: Qëlloni, nuk dua mëshirë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

I biri i Teme Sejkos para pushkatimit: Qëlloni, nuk dua mëshirë

16:20 | 20/04/2017
në Uncategorized
0

Historia tragjike e djalit të Çamërisë, 24-vjeçarit Sokol Sejko, i dënuar me vdekje pas një procesi të montuar nga diktatura komuniste.

Pas genocidit grek, popullsinë e Çamërisë e priste një tjetër betejë, persekutimi komunist ndaj tyre. Ka një histori të gjatë të vrasjes e burgosjes së burrave e djemve të Çamërisë nga diktatura komuniste. Një prej tyre është ajo e familjes Sejko, Teme Sejkos dhe birit të tij, Sokolit. Historia rrënqethëse e Sokol Sejkos, e përshkruan me detaje sjelljen e regjimit komunist ndaj elitës së popullsisë së Çamërisë, e ardhur në Shqipëri për t’i shpëtuar genocidit grek.

Ishte mesnata e 6 marsit të vitit 1974, kur është pushkatuar Sokol Sejko, djali i ish-admiralit të Flotës, dënuar në vitin ’60 për veprimtari armiqësore kundër partisë dhe pushtetit popullor. Para krismave fatale “në vendin e caktuar”, një grusht njerëzish të armatosur deri në dhëmbë i bënë thirrje për të shprehur dëshirën e fundit.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Gati në formë urdhri, i dënuari me vdekje shqiptoi çfarë mendonte, pa vrarë mendjen për reagimin e palës tjetër:

“Afrohuni dhe pak e qëlloni!”. E njihte mirë logjikën e procedurës kriminale, prandaj nuk mund të rrinte pa shprehur atë që e gërryente nga brenda. Ballëlart e me kurajë, foli shkoqur e me zë të lartë, duke u paraprirë plumbave vrastarë. Vetëm në pak minuta pas kësaj, gjithçka u pushtua nga breshëritë e krismave. Prokurori që ka përpiluar procesverbalin e ekzekutimit, sipas rregullit të detyrës, është munduar t’i përmbahet ngjarjes pikë për pikë. Sakaq, të tjera dokumente të dosjes “Sokol Sejko” përmbajnë mistere të shumta nga prapaskenat e makinës represive të shtetit komunist ndaj djalit të vogël të Teme Sejkos…

Arrestimi në mesnatën e së dielës

Sokol Sokoli, djali i admiralit të pushkatuar është arrestuar mesnatën e 3 qershorit 1973, kur priste të festonte 24-vjetorin e lindjes. Prangosja e tij ishte pjesë e fushatës represive të fillimviteve ’70, që kishte nisur menjëherë pas Festivalit të 11 të Këngës në RTSH dhe dënimit të grupeve armiqësore në Ushtri dhe Ekonomi. Në situatën e krijuar pas këtyre ngjarjeve të pazakonta, krerët e regjimit ideuan aksionin për forcimin e luftës së klasave dhe goditjen e elementëve antiparti, ku pjesa e “luanit” u mbetej strukturave të Ministrisë së Brendshme, të cilat do bënin finalizimin konkret të tij. Reflektimi ishte i menjëhershëm. Degët e rretheve filluan nga piketimi i kontingjenteve armiqësore dhe pinjollët e familjeve me biografi të keqe. Në Berat, fushata nisi me Sokolin. Djali i Teme Sejkos, admiralit të Flotës të dënuar me vdekje pas një procesi të bujshëm, ishte viktima e parë e gjahut të radhës…

Akuza: do hidhte në erë kombinatin

Një ngjarje e zakontë më 22 prill ’73 në kombinatin e tekstileve “Mao Ce Dun”, ku u dogj një tufë pambuk në një nga makineritë e remontit, u bë pikënisje e legjendës për të goditur djaloshin rebel. Tetë ditë më pas, më 30 prill, u hap lajmi se kishin marrë në degë të dashurën e Sokolit, tekstilisten Th.L. Ajo në njëfarë mënyre ishte përzgjedhur si “karemi” për të futur në valle djalin e admiralit të pushkatuar në fillimin e viteve ’60. Qysh ditët e para të arrestimit të Th.L. njerëzit nën zë pohonin se pas aktit të saj për t’i vënë flakën kombinatit, qëndronte Sokoli, djali i “tradhtarit” Teme Sejko. Në fakt, ishin vetë njerëzit e Degës së Brendshme që i hapnin të tilla lajme për të përligjur veprimet e mëtejshme ndaj objektivit të shënjuar. Ndërkaq, “mjeshtrit” e Policisë Sekrete vazhdonin për të provuar atë që qarkullonte si thashethemnajë në qytet. Ajo që ndodhi më tej ishte pjesë e skenarit të thurur me djallëzi nga ekspertë vrastarë…

Gjyqi

Gjyqi ndaj Sokol Sejkos ka nisur më 25 janar 1974 dhe ka përfunduar në pasditen e së nesërmes. I kryesuar nga Irakli Puka, trupi gjykues pas pretencës së prokurorit, ka finalizuar çfarë ishte servirur nga Sigurimi i Shtetit. Në procesverbalin përkatës, pasi përshkruhen procedurat zyrtare, shtjellohet dinamika e veprimtarisë armiqësore e të pandehurve, ku Sokol Sejko artikulohet si kreu i grupit kriminal. “Sokol Teme Sejko, nënvizohet në dokument, si armik i betuar i pushtetit popullor, duke ushqyer ndjenja të hakmarrjes kundër RPSH, vite me radhë është përpjekur që në rrugën e armiqësisë të bashkohet me elementë të degjeneruar dhe së bashku me ta të hidhet në veprimtari të hapur e të organizuar për përmbysjen, minimin e dobësimin e pushtetit popullor në Shqipëri dhe të fuqisë ushtarake të tij e tipareve kryesore të revolucionit popullor në fushën ekonomike, politike dhe shoqërore. Ai, në krye të një grupi, ka bërë planin të hedhë në erë kombinatin e tekstileve “Mao Ce Dun”, vepër kjo nga më të rëndësishmet e ekonomisë socialiste…

/panorama.com.al/

Etiketa: admiraliFestivali 11fushatë represiveIrakli PukaMao Ce DunpinjollëtPolicia SekreteprapaskenaSokol SejkoTeme Sejko

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Basha takim me krerët lokal për protestën e 7 majit në Kavajë

Basha takim me krerët lokal për protestën e 7 majit në Kavajë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com