Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Klinton shkon sot në Kosovë.
Policia e Kosovës është duke bërë kontrolle të shumta në rrugën “Tringw Smaili” në kryeqytet, saktësisht në rrugën e cila dërgon në hotelin në të cilin pritet të qëndrojë Klinton.
Në vendngjarje shihen edhe numër i madh i forcave të Policisë së Kosovës të cilët në duar po mbajnë armë të gjata. Clinton do të pritet nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe Kryeministri Ramush Haradinaj. Kjo është vizita e dytë e ish-Presidentit amerikan në Kosovë.
Thaçi do të takohen me Klinton në orën 15:00 ndërkaq Haradinaj gjysmë ore më vonë. Gjatë pritjes, Klinton do të dekorohet.