Bilanci për Prillin: U kryen 96 operacione, 565 të arrestuar – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bilanci për Prillin: U kryen 96 operacione, 565 të arrestuar

14:02 | 01/05/2023
në Uncategorized
0

Policia e Shtetit ka bërë bilancin e muajit prill, gjatë të cilit janë finalizuar 96 operacione policore, nga të cilat u vunë në pranga 565 persona.

Përgjatë këtij muaji, falë masave të marra nuk janë evidentuar ndonjë problematikë gjatë zhvillimit te aktiviteteve nga partitë politike,në kuadër të fushatës zgjedhore, por janë goditur 96 raste të veprimtarive të ndryshme kriminale, si dhe janë vënë në pranga 565 persona,70 prej tyre të kërkuar kombëtarisht apo ndërkombëtarisht.

Njoftimi:

Policia e Shtetit, gjatë muajit prill 2023

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Angazhim dhe përkushtim për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në territor, hetime intensive nga strukturat hetimore të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, për zbardhjen në kohë sa më të shkurtër të ngjarjeve kriminale dhe kapjen e autorëve.

Gjithashtu, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë përgjatë procesit të zgjedhjeve për qeverisjen vendore, Policia e Shtetit hartoi një plan masash të detajuar. Përgjatë muajit prill, falë masave të marra nga Policia, nuk janë evidentuar problematika gjatë zhvillimit te aktiviteteve  nga partitë politike, në kuadër të fushatës zgjedhore.

✅Gjatë muajit prill, në bazë të informacioneve të siguruara përmes inteligjencës informative, janë finalizuar 96 operacione policore për goditjen e veprimtarive të ndryshme kriminale, si dhe janë vënë në pranga 565 shtetas, 70 prej tyre të kërkuar kombëtarisht apo ndërkombëtarisht.

✅Bashkëpunimi i vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë ka patur si rezultat, gjatë këtij muaji, finalizimin e 6 operacioneve, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht për vepra të ndryshme penale.

✅Si rezultat i angazhimit dhe  mirëkoordinimit të punës së pandërprerë hetimore e kërkimore të strukturave hetimore vendore e qendrore, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi me prova ligjore i ngjarjes së ndodhur më datë 19 prill, në Shëngjin, ku u vra me armë zjarri një 51-vjeçar, në lokalin e tij.

✅4 prej autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje u vunë në pranga, në Britaninë e Madhe, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, falë bashkëpunimit mes policisë shqiptare dhe asaj britanike. Vijon bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë, për kapjen e 2 autorëve të tjerë të shpallur në kërkim.

✅Gjithashtu, si rezultat i hetimeve të Policisë janë finalizuar 6 operacione, për zbardhjen e 2 vjedhjeve të kryera me anë të kanosjes me armë, në Kamëz dhe në Vlorë, dhe për zbardhjen e 4 ngjarjeve të ndryshme kriminale të ndodhura më parë.

✅Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë ka parandaluar përshkallëzimin e 4 konflikteve me armë zjarri dhe të 5 konflikteve të tjera me mjete të mprehta.

✅Veprimtaria kriminale në fushën e narkotikëve u godit në 114 raste, 24 prej tyre operacione policore të mirorganizuara, që goditën në fazë fillestare, tentativat për kultivim të bimëve narkotike, në sera dhe në terren të hapur. Rreth 3630 fidanë kanabisi u asgjësuan dhe 300 fara kanabisi u sekuestruan nga Policia, si rezultat i kontrollit të vazhdueshëm të territorit, duke përdorur edhe dronët.

✅Planet operacionale “Alpe të pastra”, “Masat parandaluese” dhe “Territori i pastër”, të nisura gjatë këtij muaji, do të vijojnë të godasin çdo rast të kultivimit të bimëve narkotike, në muajt në vijim.

✅Rreth 57 kg heroinë, 1.2 kg kokainë, rreth 120 kg kanabis dhe 2 pako me kanabis në formë çokollate, u sekuestruan si rezultat i 14 operacioneve të tjera për goditjen e prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

✅Në Kapshticë u goditën 2 raste të tentativës për të trafikuar sasi të mëdha lëndësh narkotike drejt Greqisë. U sekuestruan 118 kg kanabis dhe rreth 2 kg heroinë e kokainë.

✅41.7 kg heroinë e ndarë në 62 pako, u sekuestruan nga strukturat për hetimin e narkotikëve të DVP Tiranë, gjatë megaoperacionit të koduar “Fusha e Kuqe”.

✅Në port Durrës u sekuestruan 13 kg e 750 gramë heroinë që do të trafikoheshin drejt Italisë. Operacioni “Terminali” që goditi këtë rast, çoi në pranga 2 shtetas.

✅3 grupe kriminale që merreshin me shpërndarjen e lëndëve narkotike në doza, në Fier dhe në Tiranë, u shkatërruan.

✅12 operacione goditën mbajtjen pa leje të armëve të zjarrit dhe tentativën për trafikimin e tyre.

✅Operacioni i koduar “Guns” goditi rastin e shitjes së një arsenali armësh që dyshohet se do të përdorej për krime kundër personit.

✅Operacioni i koduar “Kamuflimi”, në portin e Durrësit, goditi tentativën për të trafikuar drejt Anglisë, 8 pistoleta që ishin fshehur në një tavolinë që do të transportohej me automjet.

✅Si rezultat i 110 rasteve të evidentuara dhe të goditura në fushën e armëmbajtjes pa leje janë sekuestruar në total: 31 armë zjarri, 5 armë gjahu, 4 armë sportive, municion luftarak, pjesë armësh, dylbi dhe pajisje si të Policisë.

✅Goditja e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit ka qenë fokus i punës së Policisë, gjatë këtij muaji. Si rezultat i koordinimit të veprimeve mes Policisë Kufitare dhe asaj vendore, në disa raste dhe me FRONTEX-in, u finalizuan 14 operacione dhe u sekuestruan 21 automjete që përdoreshin për transportimin e shtetasve të huaj, në pikat e kalimit kufitar, si dhe shuma parash që ata kishin paguar për transportimin.

✅9 operacione të tjera janë zhvilluar nga strukturat policore vendore, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Policia iu ka gjetur dhe sekuestruar autorëve të dyshuar,  automjete, shuma parash dhe sende me vlerë të konsiderueshme që i kishin vjedhur në banesa apo në ambiente të tjera.

✅Janë finalizuar 6 operacione dhe janë goditur 81 raste në fushën e krimeve ekonomike. 3 prej operacioneve goditën veprimtarinë e kundërligjshme në subjektet call center. 5 shtetas u vunë në pranga, 7 të tjerë në hetim, si dhe u sekuestruan pajisje të ndryshme kompjuterike që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale.

✅Për goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit janë zhvilluar 6 operacione, si rezultat i të cilëve janë sekuestruar pajisje kompjuterike, dhjetëra celularë dhe sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie.

?Shërbimet e Policisë Rrugore, nëpërmjet mjeteve inteligjente, vijojnë kontrollet në çdo aks të vendit, për të parandaluar aksidentet rrugore.

-Gjatë këtij muaji, janë vënë në pranga 154 drejtues mjetesh, prej tyre 98 për drejtim të mjetit, nën efektin e alkoolit dhe 56 për drejtim të mjetit, pa leje drejtimi.

-Gjithashtu, janë pezulluar 1468 leje drejtimi, prej tyre 1222 për tejkalim të normave të shpejtësisë, 176 për drejtim mjeti, nën ndikimin e pijeve alkoolike dhe 70 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

✅Si rezultat i intensifikimit të kontrolleve në të gjitha pkk-të e vendit, të bazuara në analizat e riskut, janë goditur: 2 raste të tentativës për trafikim të armëve të zjarrit, 7 raste të trafikimit të lëndëve narkotike, 7 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit, 13 raste të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, 4 raste të përdorimit të dokumenteve false për të kaluar kufirin, 9 raste të trafikimit të mjeteve motorike dhe 2 raste të kontrabandës së mallrave.

Gjithashtu, janë goditur 14 raste të mosdeklarimit të të hollave në kufi. Si rezultat janë sekuestruar rreth 145 000 euro, 139 000 dollarë dhe 58 500 paund dhe janë vënë në hetim 14 poseduesit e tyre.

Ndërkohë, strukturat hetimore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe ato vendore vijojnë hetimet intensive për sigurimin e provave me qëllim zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë.

Bashkëpunimi në funksion të zbardhjes së ngjarjeve, kapjes së shtetasve në kërkim dhe goditjes së krimit të organizuar, vijon intensivisht edhe me homologët dhe agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të bashkëpunojnë edhe më shumë me Policinë, duke denoncuar në kohë, çdo rast paligjshmërie, me qëllim krijimin e një ambienti të sigurtë për të gjithë.

The post Bilanci për Prillin: U kryen 96 operacione, 565 të arrestuar appeared first on 27.

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Garantoj se ai ka për të… –

Garantoj se ai ka për të... -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –

Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –

23:27 | 24/12/2025
Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –

Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –

23:07 | 24/12/2025
Ruhuni nga Edi Rama –

Ruhuni nga Edi Rama –

22:51 | 24/12/2025
Zjarr i rrezikshëm tek rrethrrotullimi i Liqenit të Tiranës, automjeti shkrumbohet, personat shpëtojnë –

Zjarr i rrezikshëm tek rrethrrotullimi i Liqenit të Tiranës, automjeti shkrumbohet, personat shpëtojnë –

22:13 | 24/12/2025
“Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodjan Braho flet për herë të parë –

“Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodian Braho flet për herë të parë –

20:55 | 24/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –
  • Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –
  • Ruhuni nga Edi Rama –
  • Zjarr i rrezikshëm tek rrethrrotullimi i Liqenit të Tiranës, automjeti shkrumbohet, personat shpëtojnë –
  • “Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodian Braho flet për herë të parë –
  • “Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodjan Braho flet për herë të parë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –
  • Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com