Bilanci i GJKKO për vitin 2020: U shqyrtuan 1871 çështje dhe u gjykuan 84 të pandehur për krim të organizuar – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bilanci i GJKKO për vitin 2020: U shqyrtuan 1871 çështje dhe u gjykuan 84 të pandehur për krim të organizuar

20:35 | 30/12/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka bërë bilancin e të dhënave mbi veprimtarisnë gjyqësore në prag të mbylljes së vitit 2020, si dhe të vitit të parë të funksionimit të saj si institucion. Në këtë Gjykatë janë dërguar 2073 kërkesa ndër të cilat 1871 janë shqyrtuar.

Në kuadër të ligjit Anti-Mafia janë shyqrtuar 2 kërkesa për konfiskim, tre sipërfaqe trojesh, 17 apartamente dhe vlera monetare. Ndërsa nga 115 kërkesa për sekuestrim pasurie që janë shqyrtuar e pranuar, 11 kërkesa për konfiskim janë përfunduar të cilat kanë të bëjnë me 11 pasuri të luajtshme e të paluajtshme.

Njoftimi:

Read more

Skandali/ Vrasësi i policëve, Violand Braçellari mori subvencione nga AZHBR për stallën e ‘armatimit’ edhe pse ishte në kërkim! –

Resorti luksoz i planifikuar nga familja Trump shkakton protesta në Shqipëri –

Plagoset me thikë 51-vjeçari në Sarandë, niset në gjendje të rëndë drejt Tiranës (Emtri) –

Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –

Në prag të mbylljes së vitit 2020, vitit të parë të funksionimit të saj  si institucion, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ofron përmbledhje të të dhënave mbi veprimtarinë gjyqësore  të saj.

Megjithë kushtet e pandemisë së shkaktuar nga COVID 19, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 24.03.20202, “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore”, Aktin Normativ të Këshillit të Ministrave nr. 9, datë 25.03.2020, “Për marrjen e masave të veçanta në fushën e veprimtarisë gjyqësore, gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së epidemisë shkaktuar nga COVID -19”, si dhe  dy vendimeve të KLGJ, “Për  pezullim të veprimeve dhe shërbimeve gjyqësore në të gjithë  gjykatat në RSH “, Gjykata e Posaçme e Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar  vijoi aktivitetin e  saj gjyqësor dhe administrativ në përputhje me kushtet ligjore të përcaktuar sa më sipër, duke përballuar një ngarkesë të konsiderueshme pune  gjatë gjithë vitit 2020.

Gjatë këtij viti janë sjellë në Gjykatë për shqyrtim gjithsej  2073 kërkesa nga të cilat :

– Kërkesa gjatë fazës së hetimeve  gjithsej  1653.
– Kërkesa për dërgim cështjesh për gjykim/ pushim procedimi gjithsej 94.
– Cështje në gjykim gjithsej 90.
– Kërkesa të tjera gjithsej 223
– Kërkesa për sekuestrim/konfiskim bazuar në ligjin antimafia gjithsej 13.

– Kërkesa për sekuestrim/konfiskim sipas Aktit Normativ nr. 1/2020 gjithsej 122.
– Nga këto janë shqyrtuar  kanë përfunduar 1871 kërkesa/cështje.
– Kërkesa gjatë fazës së hetimeve gjithsej 1588
– Kërkesa për dërgim cështjesh për gjykim/ pushim procedimi gjithsej 71.
– Cështje në gjykim gjithsej 41.

– Kërkesa për sekuestrim/konfiskim bazuar në ligjin antimafia gjithsej 7.
– Kërkesa për sekuestrim/konfiskim sipas Aktit Normativ Nr. 1, gjithsej 164
– Janë caktuar masa sigurimi për   124 të dyshuar
– Janë gjykuar 110 të pandehur nga të cilët :
– 84 të pandehur për krim të organizuar

– 27 të pandehur për vepra penale të korrupsionit
– Janë në shqyrtim e sipër dhe 208 të pandehur

Me vendim të formës së prerë të Gjykatës së Apelit   11 cështje të natyrës së krimit të organizuar.
Këto të dhëna po i paraqesim në  tabelën 1, 2 dhe grafikun bashkëngjitur:
Janë shqyrtuar 2 kërkesa për konfiskim sipas ligjit antimafia që kanë të bëjnë pasuri si :
– tre sipërfaqe trojesh,
– 17 apartamente dhe vlera monetare.

Janë shqyrtuar e pranuar 115 kërkesa për sekuestrim pasurie sipas Aktit Normativ nr. 1 datë 31.01.2020
Janë shqyrtuar e pranuar 6 kërkesa për masa  parandaluese personale sipas Aktit Normativ.
Janë përfunduar 11 kërkesa për konfiskim sipas Akti Normativ nr. 1 datë 31.1.2020 që kanë të bëjnë me 11 pasuri të luajtshme e të paluajtshme.
Janë në shqyrtim e sipër 49 kërkesa për konfiskim pasurie.

Këto të dhëna po i paraqesim në  tabelën 3 dhe grafikun bashkëngjitur :
Vlen për t’u theksuar fakti se gjatë këtij viti Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka funksionuar me një numër jo të plotë gjyqtarësh.
Për vitin që vjen është shumë e rëndësishme  plotësimi i vendeve vakante  dhe me 7 (shtatë) gjyqtarë të tjerë, proces i cili ka filluar gjatë vitit 2020  me hapjen e vendeve vakante për 5 (pesë) gjyqtarë e marrjen e aplikimeve të para.

Etiketa: 84 të pandehurBilanci i GJKKOkrim

Të Lidhura

Skandali/ Vrasësi i policëve, Violand Braçellari mori subvencione nga AZHBR për stallën e ‘armatimit’ edhe pse ishte në kërkim! –

Skandali/ Vrasësi i policëve, Violand Braçellari mori subvencione nga AZHBR për stallën e ‘armatimit’ edhe pse ishte në kërkim! –

nga 27
10:24 | 05/06/2026
0

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit Enea Meçollari dhe plagosjes së kolegut Edison Adri më 4 qershor në Maliq,...

Resorti luksoz i planifikuar nga familja Trump shkakton protesta në Shqipëri –

Resorti luksoz i planifikuar nga familja Trump shkakton protesta në Shqipëri –

nga 27
10:00 | 05/06/2026
0

Gazeta ekonomike ndërkombëtare, Financial Times i ka bërë jehonë protestave në vend. Gazeta shkruan se, projekti turistik luksoz prej 4...

Mister në Sarandë! 48-vjeçari grek dërgohet i pajetë në spital dhe braktiset nga shoqëruesit –

Plagoset me thikë 51-vjeçari në Sarandë, niset në gjendje të rëndë drejt Tiranës (Emtri) –

nga 27
09:48 | 05/06/2026
0

Një person është plagosur me thikë në Sarandë në rrethana të paqarta. Albert Çobani 51 vjeç, është sjellë i plagosur...

Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –

Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –

nga 27
09:22 | 05/06/2026
0

Banoret e një pallati në zonën e Currilas, Durrës, janë zgjuar në panik mëngjesin e sotëm pas rrëshqitjes së dheut...

Para
Ju grekomanë stramastukë…

Ju grekomanë stramastukë...

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Skandali/ Vrasësi i policëve, Violand Braçellari mori subvencione nga AZHBR për stallën e ‘armatimit’ edhe pse ishte në kërkim! –

Skandali/ Vrasësi i policëve, Violand Braçellari mori subvencione nga AZHBR për stallën e ‘armatimit’ edhe pse ishte në kërkim! –

10:24 | 05/06/2026
Resorti luksoz i planifikuar nga familja Trump shkakton protesta në Shqipëri –

Resorti luksoz i planifikuar nga familja Trump shkakton protesta në Shqipëri –

10:00 | 05/06/2026
Mister në Sarandë! 48-vjeçari grek dërgohet i pajetë në spital dhe braktiset nga shoqëruesit –

Plagoset me thikë 51-vjeçari në Sarandë, niset në gjendje të rëndë drejt Tiranës (Emtri) –

09:48 | 05/06/2026
Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –

Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –

09:22 | 05/06/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 5 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

09:06 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Skandali/ Vrasësi i policëve, Violand Braçellari mori subvencione nga AZHBR për stallën e ‘armatimit’ edhe pse ishte në kërkim! –
  • Resorti luksoz i planifikuar nga familja Trump shkakton protesta në Shqipëri –
  • Plagoset me thikë 51-vjeçari në Sarandë, niset në gjendje të rëndë drejt Tiranës (Emtri) –
  • Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –
  • Këmbimi valutor 5 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Të parët në Europë! 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat dhe blerjen e veshjeve

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Skandali/ Vrasësi i policëve, Violand Braçellari mori subvencione nga AZHBR për stallën e ‘armatimit’ edhe pse ishte në kërkim! –
  • Resorti luksoz i planifikuar nga familja Trump shkakton protesta në Shqipëri –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com