Bilali, 30 mln lekë djalit të Martin Lekës, nëndrejtorit të RTSH – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bilali, 30 mln lekë djalit të Martin Lekës, nëndrejtorit të RTSH –

11:35 | 27/12/2022
në Uncategorized
0

Çdo ditë po zbardhen detaje se ku kanë shkarkuar në të vërtet paratë për start up-et që i janë akorduar Ministrisë së Sipërmarrjes. Të dhënat e publikuara herë pas here nga Gijotina.com tregojnë se ministrja Edona Balili ka gostitur me këto para fëmijët e zyrtarëve të PS-së që bëhen biznesmenë sa hap e mbyll sytë. Janë 30 milionë lekë që kanë shkuar në xhepin e Fabio Lekës, djalit të Martin Lekës, nëndrejtor i Radio Televizionit Shqiptar. Nuk mjaftojnë shpërdorimet dhe abuzimet e të atit në RTSH, por Fabio Lekës i jepet edhe një dorë nga ministrja “zemërgjerë” Edona Bilali.

Dokumenti tregon se, një nga kompanitë që ka përfituar nga fondet për start up-et është edhe “LIST ALBANIA sh.p.k” me pronar Fabio Leka. Kjo kompani është themeluar në maj të vitit 2022 dhe Leka po ia del mirë që firma e tij të përvetësojë në kiurriz të buxhetit të shtetit.

Epo 30 milionë lekë nuk janë pak! Këto para mund të shkonin për ato biznese që kanë vërtetë nevojë për mbështetje. Gjithsesi, Bilali ua jep të përkëdhelurve pranë qeverisë. Gijotina.com ka denoncuar herë pas herë raste të tilla abuzimi nga Bilali, por deri më tani nuk janë marrë masa.

Pazaret e Lekës

Pse te merren masa kur Martin Leka ia ka përgatitur terrenin të birit?! Madje edhe më parë ai ka bërë lëvizje për ta financuar atë. Për shembull, i ati nuk ka hezituar t’i fusë në punë dhe të dashurën. Me vendimin nr 1, datë 6 janar 2021, Martin Leka emëron të fejuarën e djalit të tij, znj. Klea Muçmata, specialiste në sektorin GIS- regjistrim dhe administrim të pronave, në drejtorinë e Administratës, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të RTSH-së.

Ndonëse nuk kishte pozicion të lirë, Martini i hap edhe vendin që nuk ekzistonte në organigramën e miratuar të TVSH-së. Kontrata e parë bëhet tremujore, por Klea ka vazhduar punë deri në tetor 2021, rreth 10 muaj gjithsej. Në kategorinë e shtatë të pagës! Asaj kohe Klea ishte ende  studente dhe emërohej specialiste pa një diplomë të shkollës së lartë.

Por ajo që përbën skandal është fakti se Klea, e fejuara e djalit të Martinit nuk doli asnjë ditë në punë. Ka shkuar vetëm ditën e parë sa për të nënshkruar kontratën. Burimet e Gijotina.com në RTSH bëjnë fjalë për njerëz të rinj që shtohen çdo ditë nëpër bodero. Skandalet më të mëdha ndodhën edhe në një periudhë 3-vjeçare (2013-2016) kur Martin Leka ishte përsëri zv.drejtor pa drejtor.

Në këtë institucion ka shumë punësime jashtë rregullave dhe të dyshimta. Ndërsa bie në sy fakti se, KLSH-ja nuk e ka kontrolluar fare këtë periudhë në RTSH. Siç mësojmë, është bërë një auditim vetëm për periudhën 2019-2020. Kështu, familja Leka e paska rrugën e lirë që të përfitojë nga fondet publike. Ndërsa listat shtohen në RTSH, ecën para edhe biznesi “LIST ALBANIA” i familjes Leka!

Lexo edhe:RTSH lekët lumë për “OTT”/ Enkelejd Joti ecën në gjurmët e Thoma Gëllçit

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Rikthehet politika “zero-Covid”, masa drastike në Kinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Flamurtari triumfon ndaj Bylisit, Egnatia dhe Elbasani ndahen në barazim –

19:59 | 18/01/2026
E di se jeni të dëshpëruar dhe të lodhur nga 13 vite në opozitë… –

19:49 | 18/01/2026
PD, parti e fjalës së lirë –

PD, parti e fjalës së lirë –

19:43 | 18/01/2026
Të bashkohemi pa frikë dhe pa ndalim! –

Të bashkohemi pa frikë dhe pa ndalim! –

19:29 | 18/01/2026
Statuti i PD të largon nga lidershipi, nëse humbet zgjedhjet –

19:23 | 18/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Flamurtari triumfon ndaj Bylisit, Egnatia dhe Elbasani ndahen në barazim –
  • E di se jeni të dëshpëruar dhe të lodhur nga 13 vite në opozitë… –
  • PD, parti e fjalës së lirë –
  • Të bashkohemi pa frikë dhe pa ndalim! –
  • Statuti i PD të largon nga lidershipi, nëse humbet zgjedhjet –
  • Lidershipi i PD, 5 “fantastikët” nuk dëgjojnë… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Flamurtari triumfon ndaj Bylisit, Egnatia dhe Elbasani ndahen në barazim –
  • E di se jeni të dëshpëruar dhe të lodhur nga 13 vite në opozitë… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com