Bien shitjet 55%, importuesit e vajit të lulediellit ankohen për rritjen e kontrabandës nga vendet fqinje – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bien shitjet 55%, importuesit e vajit të lulediellit ankohen për rritjen e kontrabandës nga vendet fqinje

07:17 | 06/06/2022
në Uncategorized
0

Çmimi i lartë i shitjes së vajit të lulediellit deri në 400 lekë ka shtuar ndjeshëm në këtë periudhë futjen e produktit kontrabandë nga pikat kufitare të Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Malit të Zi.

Shqetësimi për rritjen e kontrabandës është ngritur nga grosistët kryesore të tregtimit të vajit të lulediellit në mbledhjen e Bordit të Transparencës për produktet e shportës.

Grosistët e kontaktuar nga “Monitor” pohuan se po goditen nga importet e larta të vajit të lulediellit kontrabandë.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Sipas tyre për periudhën janar-mars shitjet e vajit të ambalazhuar janë 55% më pak se mesatarja e 2 viteve të fundit për të njëjtën periudhë, ndërsa shteti siç pohojnë importuesit nga moszhdoganimet po humbet 70 lekë për litër TVSH.

Në rënien e shitjeve përveç tregtimit të vajit kontrabandë kanë ndikuar edhe rezervat e konsumatorëve, pasi të panikuar nga çmimet në muajt shkurt dhe mars shumë konsumatorë krijuan rezerva vjetore vaji. Nga maji supermarketet nisën kufizimet e shitjes nga 3 deri 6 litra për konsumator.

“Kontrabanda e tregtimit të vajit të lulediellit në këtë periudhë është rritur në mënyrë të frikshme. Shumë tregtarë të vegjël apo individë të caktuar duke përfituar nga TVSH zero e shitjes së vajit në Maqedoninë e Veriut dhe 8% TVSh-ja në Kosovë dhe Malin e Zi po në Shqipëri vaj të pa zhdoganuar.

Nëse më përpara në pikat kufitare vaji po blihej me kuti, tashmë po hyn me fugona dhe në sasi shumë të lartë. Kjo situatë po dëmton importuesit e ndershëm, pasi vaji i blerë në Maqedoni me TVSH zero është 290 lekë për litër dhe shitet në tregun shqiptar 310 lekë për litër.

Ndërkohë importuesit po furnizohen nga jashtë me vaj me çmim 370 deri 375 lekë për litër me shumicë. Ketë shqetësim e kemi ngritur në mbledhjen e bordit ku na është komunikuar se do të nisin verifikimet dhe marrja e masave”, nënvizoi një nga grosistët kryesorë të vajit.

Grosistët nënvizojnë se mallrat kontrabandë po shiten masivisht jo vetëm pranë qyteteve kufitare, si Dibër, Korçë, Pogradec, Shkodër, por edhe në Tiranë dhe qytetin e Lezhës. Importuesit thonë se këto mallra janë lehtësisht të verifikueshme, pasi nuk kanë etiketë në shqip dhe origjina e mallit është shkruar me shkronja të pakuptueshme cirilike.

Sakaq Bordi i transparencës për produktet e shportës në mbledhjen e sotme vijo të mbajë të pandryshuar çmimin e shitjes së vajit të lulediellit për konsumatorin 381 lekë për litër dhe për tregtarët e shumicës 375 lekë për litër.

Çmimet kanë mbetur të pandryshuara prej disa javësh. Nga një konstatim i Monitor në terren në shumë dyqane ushqimore dhe supermarkete vaji ushqimor po tregtohet edhe me çmim 400 lekë për litër.

Në mbledhjen e radhës importuesit kanë kërkuar të bëhet një ndarje në tavanet e çmimeve dhe marzhet e lejuara të fitimit për importuesit e vajit të ambalazhuar nga jashtë, nga ata që e importojnë vajin e përpunuar, por ambalazhimi bëhet në Shqipëri.

Kërkesa vjen pasi marzhi bruto i fitimit të lejuar prej 25 lekë të përcaktuar nga Bordi i Transparencës nuk arrin të mbulojë kostot operacionale fikse të operatorëve, duke nisur që nga kostot e ambalazhimit që arrijnë 20 lekë, taksat dhe pagat e punonjësve. Nga bordi i transparencës është vendosur që çmimi tavan do të rishikohet pas shqyrtimit të kostove operacionale./Monitor.al

Etiketa: tregvaj

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Mungesa e ndërhyrjes nga ajri, si po digjet Sazani për një helikopter

Ndërhyrja e zjarrëfikses e vështirë, si paraqitet situata në ishullin e Sazanit

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kompania 2T e Sakos vodhi 300 mln euro dhe i ndau me Ramën –

Kompania 2T e Sakos vodhi 300 mln euro dhe i ndau me Ramën –

13:15 | 05/02/2026
Ndërhyrja në argjinaturën e Erzenit, prokuroria nis hetimet dhe sekuestron dokumente në Bashkinë e Sakos –

Ndërhyrja në argjinaturën e Erzenit, prokuroria nis hetimet dhe sekuestron dokumente në Bashkinë e Sakos –

12:43 | 05/02/2026
Ortekë dëbore në aksin Qafë Thore-Theth, rruga bllokohet plotësisht për lëvizjen e automjeteve –

Ortekë dëbore në aksin Qafë Thore-Theth, rruga bllokohet plotësisht për lëvizjen e automjeteve –

12:33 | 05/02/2026
Bëni çfarë të doni, rruga nuk bëhet –

Bëni çfarë të doni, rruga nuk bëhet –

12:17 | 05/02/2026
Dhunohet me sende të forta mjeku, përfundon në koma te Trauma –

Përleshen dy persona në Vlorë, njëri prej tyre dërgohet në spitalin e Traumës me dëmtime të rënda –

12:05 | 05/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Kompania 2T e Sakos vodhi 300 mln euro dhe i ndau me Ramën –
  • Ndërhyrja në argjinaturën e Erzenit, prokuroria nis hetimet dhe sekuestron dokumente në Bashkinë e Sakos –
  • Ortekë dëbore në aksin Qafë Thore-Theth, rruga bllokohet plotësisht për lëvizjen e automjeteve –
  • Bëni çfarë të doni, rruga nuk bëhet –
  • Përleshen dy persona në Vlorë, njëri prej tyre dërgohet në spitalin e Traumës me dëmtime të rënda –
  • Dëmtohet edhe një tjetër rrugë, masivi i gurëve bllokon pjesërisht aksin Kukës-Bushtricë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kompania 2T e Sakos vodhi 300 mln euro dhe i ndau me Ramën –
  • Ndërhyrja në argjinaturën e Erzenit, prokuroria nis hetimet dhe sekuestron dokumente në Bashkinë e Sakos –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com