Bien porositë, deri në 50 punonjës shkurtohen çdo ditë në fasoneri – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bien porositë, deri në 50 punonjës shkurtohen çdo ditë në fasoneri –

07:44 | 25/10/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Kompanitë eksportuese fason të prodhimit të këpucëve, të veshjeve të brendshme dhe fashion kanë nisur shkurtimin e vendeve të punës sipas Kryetarit të shoqatës së ProEksport Albania Edvin Prençe.

Shkurtimet e vendeve të punës në sektorin fason llogariten, sipas tij, 30 deri në 50 punonjës në ditë. Zonat më të prekura janë Kruja, Fushë-Kruja, Laçi, Lezha e Shkodra.

Edvin Prençe tha se në tërësi, sektori nuk është më në vështirësi për gjetjen e punonjësve, por në pamundësi financiare për mbajtjen e tyre nga rritja e kostove.

“Aktualisht situata ka precipituar për keq. Shumë biznese nuk kanë mungesë të theksuar likuiditeti dhe nuk arrijnë të paguajnë detyrimet që lindin nga aktiviteti i tyre.

Po bëhen shkurtime vende pune. Kursi i këmbimit, rritja e kostove dhe humbja e konkurrueshmërisë kanë sjelle edhe rënie të porosive nga jashtë.

Ekonomia dhe sidomos sektori ynë janë shumë dinamike dhe si e tillë, në rast se në muajt qershor-korrik flisnim për mungesë të fuqisë punëtore, sot flasim për të ruajtur këto vende pune që janë”.

Rënia e porosive deri në 50% fillimisht nisi nga muaji qershor për sektorin e këpucëve, për shkak të magazinimit të mallit të pashitur nga mbajtja e dimrit të butë.

Edvin Prençe, nga ProEksport Albania, thekson se kjo industri aktualisht është pothuajse i mbyllur në shpresë të urdhrave të rinj dhe gjetjes së klientëve të tjerë. Rënie porosish ka edhe te sektori i prodhimit të veshjeve intimo dhe të punës.

“Nga korriku, veshjet intime kanë filluar problemet me ulje të porosive dhe në zonën e Shkodrës (ku bashkëpunon firma më e madhe ndërkombëtare) po largon prodhimin drejt vendeve të tjera, pasi tek ne janë rritur kostot.

Veshjet fashion dhe të punës kanë një ngadalësim po ashtu por jo ne trendin e të mësipërmeve për porositë, por prapë ka rëne sasitë porositëse për prodhim”.

Sektori gjendet në vështirësi të lartë nga rënia e euros, që ul të ardhurat e eksportuesve kur konvertohen në monedhën e huaj. Sipas të dhënave të INSTAT eksportet e grupit “Tekstile dhe këpucë” me bazë vjetore ranë vetëm për muajin gusht 2023 rreth 18,6%.

Faktorë të tjerë që kanë ndikuar në përkeqësimin e situatës së sektorit janë edhe rritja e kostos nga shtimi i pagës minimale dhe kostoja për marrjen e punonjësve të huaj.

“Sektori nuk arrin të rinovojë impiantet prodhuese, të certifikohen,  të trajnojë personelin me teknologjitë e reja, mungon promovimi i sektorit në panairet ndërkombëtare dhe jemi aty ku meritojmë.  Pa asnjë ndërhyrje apo alokimin e strategjive shtetërore do të mbijetojë kush të mundet”, thotë Prençe.

Sipas INSTAT, gjatë 9-mujorit 2023, të ardhurat nga eksportet e tekstileve shënuan rritje vjetore me 2,3%, ose 11,6 milionë euro në vlerë, teksa eksportuesit e këpucëve u përballën me rënie vjetore të shitjeve me rreth 45 milionë euro ose 10%.

Pas një fillim viti relativisht të mbarë, rënia nisi në prill. Ndonëse sektori u rikuperua në maj, iu rikthye sërish rënies në qershor-shtator, ku tkurrja më e thellë ishte në shtator.

Ecurinë më negative e ka pasur sektori i prodhimit të këpucëve, me një rënie të eksporteve prej gati 10% për 9 mujorin, pasi është prekur nga rënia e kërkesës në Europë për shkak të inflacionit të lartë dhe motit të ngrohtë. Tekstilet janë rritur lehtë me 2.3% për të njëjtën periudhë.

Krahas rënies së kërkesës nga partnerët europianë, sektori po përballet me rritjen e kostos, si rrjedhojë e pagave më të larta dhe nënçmimit të euros që ul të ardhurat në lekë të eksportuesve. Euro po këmbehet aktualisht me 106 lekë, nga 118 lekë që ishte mesatarja e 2022-it./Monitor

Read more

Zjarr në një pallat në Tiranë! Evakuohen banorët, një grua dërgohet në spital nga asfiksia –

Këmbimi valutor 25 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

Shpresa për marrëveshje SHBA-Iran ul çmimet e naftës, bursat aziatike në rritje –

Horoskopi për ditën e sotme, 25 Maj 2026 –

Të Lidhura

nga 27
08:08 | 25/05/2026
0

Një zjarr ka rënë pak pas mesnate në lagjen “Ali Demi” në Tiranë, në kompleksin rezidencial “Kadiu”. Sipas raportimeve, flakët...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 25 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

nga 27
08:04 | 25/05/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.5 lekë dhe do shitet me...

Kriza energjetike detyron kthesë të fortë, Trump lehtëson sanksionet ndaj rezervave të naftës iraniane –

Shpresa për marrëveshje SHBA-Iran ul çmimet e naftës, bursat aziatike në rritje –

nga 27
07:54 | 25/05/2026
0

Çmimet e naftës kanë rënë ndjeshëm sot, ndërsa tregjet aziatike të aksioneve kanë shënuar rritje, pas shpresave për një marrëveshje...

Horoskopi për ditën e sotme, 8 Janar 2026 –

Horoskopi për ditën e sotme, 25 Maj 2026 –

nga 27
07:42 | 25/05/2026
0

Dashi Urani do ua mbroje gjate gjithë kohës sot jetën tuaj ne çift dhe marrëdhënia ne çift do jete e...

Para
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Kursi zyrtar i këmbimit valutor, 25 Tetor 2023 -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Zjarr në një pallat në Tiranë! Evakuohen banorët, një grua dërgohet në spital nga asfiksia –

Zjarr në një pallat në Tiranë! Evakuohen banorët, një grua dërgohet në spital nga asfiksia –

08:08 | 25/05/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 25 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

08:04 | 25/05/2026
Kriza energjetike detyron kthesë të fortë, Trump lehtëson sanksionet ndaj rezervave të naftës iraniane –

Shpresa për marrëveshje SHBA-Iran ul çmimet e naftës, bursat aziatike në rritje –

07:54 | 25/05/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 8 Janar 2026 –

Horoskopi për ditën e sotme, 25 Maj 2026 –

07:42 | 25/05/2026
Parashikimi i motit për sot, 19 Shkurt 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 25 Maj 2026 –

07:32 | 25/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Zjarr në një pallat në Tiranë! Evakuohen banorët, një grua dërgohet në spital nga asfiksia –
  • Këmbimi valutor 25 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Shpresa për marrëveshje SHBA-Iran ul çmimet e naftës, bursat aziatike në rritje –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 25 Maj 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 25 Maj 2026 –
  • ezon për t’u harruar për AC Milan, objektivi Champions shuhet –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Zjarr në një pallat në Tiranë! Evakuohen banorët, një grua dërgohet në spital nga asfiksia –
  • Këmbimi valutor 25 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com