Bie standardi i jetesës, paga reale mesatare sot vlen 140 euro më pak se në 2020-n – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bie standardi i jetesës, paga reale mesatare sot vlen 140 euro më pak se në 2020-n –

08:29 | 05/01/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Festa e Kurban Bajramit, Komuniteti musliman njofton besimtarët mbi vendin se ku do të falen –

Një emocion i madh –

I nxori armën policisë! lihet në burg djali i ish-deputetit demokrat, sot drejtor socialist –

Ernest Muçi me “petkun” e kampionit në Turqi, Ramadani përmbush misionin në Serie A –

A e keni vënë re se edhe pse mund të merrni më shumë para, në fund të muajit ato ju dalin gjithmonë e më pak?!

Rritja e çmimeve të ushqimeve dhe qirave po zbeh vlerën reale të të ardhurave, sidomos nga pagat.

Të dhënat e INSTAT treguan se në tremujorin e tretë paga reale mesatare bruto ishte 69,630 lekë ose 16,4 për qind më e ulët se paga mesatare nominale prej 83,300 lekësh në të njëjtën periudhe.

Paga reale për shkak te efekteve inflacionit është 140 euro më ulët se paga nominale në qershor-shtator 2025.

Paga reale mesatare mujore bruto është indeksuar me inflacionin (2020=100) nga INSTAT. Kjo do të thotë se me rreth 83 mijë lekë, një shqiptar blen sot të njëjtat mallra që në vitin 2020 i blinte me rreth 70 mijë lekë.

Paga nominale mesatare mujore bruto në Shqipëri nga viti 2014 në 2025 është rritur ndjeshëm, po nuk është shoqëruar në të njëjtën masë me përmirësim të fuqisë reale blerëse te të punësuarve, përkundrazi.

Pagat nominale dhe ajo reale kishin diferenca të balancuara para pandemisë, por më pas hendeku erdhi në zgjerim nga rritja e çmimeve, sidomos në qira dhe ushqime.

Paga nominale u rrit ndjeshëm, nga rreth 60 mijë lekë në vitin 2022 në mbi 83 mijë lekë në vitin 2024 dhe fillim 2025. Megjithatë, paga reale rritet shumë më ngadalë dhe në disa tremujorë madje shënon rënie krahasuar me ritmin e pagës nominale. Raporti i pagës reale ndaj pagës nominale bie në mënyrë të vazhdueshme, duke zbritur nga rreth 94% në fillim të vitit 2022 në rreth 83–83% në vitet 2024–2025. Kjo tregon se një pjesë gjithnjë e më e madhe e rritjes së pagave po gërryhet nga inflacioni.

Ndonëse punonjësit marrin paga nominalisht shumë më të larta sot krahasuar me një dekadë më parë, por fuqia reale blerëse e këtyre pagave është përkeqësuar ndjeshëm në vitet e fundit. Pagat më larta nuk kanë arritur të kompensojë rritjen e çmimeve, duke bërë që përfitimi real për të punësuarit të jetë më i ulët sesa sugjeron rritja nominale e të ardhurave.

Diferenca ndërmjet pagës reale dhe asaj nominale po thellohet për shkak se rritja e tyre nuk erdhi nga produktiviteti në ekonomi, por nga presionet e fuqisë punëtore. Rritja e pagave me vendime e stimuloi edhe me shume rritjen e çmimeve duke e ulur në vërtetë vlerën reale të pagave.

Të Lidhura

Festa e Kurban Bajramit, Komuniteti musliman njofton besimtarët mbi vendin se ku do të falen –

Festa e Kurban Bajramit, Komuniteti musliman njofton besimtarët mbi vendin se ku do të falen –

nga 27
12:28 | 25/05/2026
0

Komuniteti Musliman i Shqipërisë ka njoftuar të gjithë besimtarët se falja e Kurban Bajramit do të zhvillohet ditën e mërkurë,...

Një emocion i madh –

Një emocion i madh –

nga 27
12:20 | 25/05/2026
0

Sopranoja shqiptare Ermonela Jaho është vlerësuar nga Franca, me titullin “Chevalier des Arts et des Lettres” (Kalorës i Arteve dhe...

I nxori armën policisë! lihet në burg djali i ish-deputetit demokrat, sot drejtor socialist –

I nxori armën policisë! lihet në burg djali i ish-deputetit demokrat, sot drejtor socialist –

nga 27
12:00 | 25/05/2026
0

23-vjeçari Amadeo Fufi, i arrestuar nga policia në Mamurras pasi shoqëronte një person në kërkim dhe dyshohet se tentoi të...

Ernest Muçi me “petkun” e kampionit në Turqi, Ramadani përmbush misionin në Serie A –

Ernest Muçi me “petkun” e kampionit në Turqi, Ramadani përmbush misionin në Serie A –

nga 27
11:42 | 25/05/2026
0

Me sezonin futbollistik që po shkon drejt fundit dhe grumbullimet e Kombëtareve që nisin javën e ardhshme, legjionarët shqiptarë vijojnë...

Para
Dhjetëra forca u sulën mbi ne, bëj përgjegjës Ramën –

Dhjetëra forca u sulën mbi ne, bëj përgjegjës Ramën -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Festa e Kurban Bajramit, Komuniteti musliman njofton besimtarët mbi vendin se ku do të falen –

Festa e Kurban Bajramit, Komuniteti musliman njofton besimtarët mbi vendin se ku do të falen –

12:28 | 25/05/2026
Një emocion i madh –

Një emocion i madh –

12:20 | 25/05/2026
I nxori armën policisë! lihet në burg djali i ish-deputetit demokrat, sot drejtor socialist –

I nxori armën policisë! lihet në burg djali i ish-deputetit demokrat, sot drejtor socialist –

12:00 | 25/05/2026
Ernest Muçi me “petkun” e kampionit në Turqi, Ramadani përmbush misionin në Serie A –

Ernest Muçi me “petkun” e kampionit në Turqi, Ramadani përmbush misionin në Serie A –

11:42 | 25/05/2026
I pandehur për shkelje të barazisë në tendera! Kreu i Prokurimeve, Jonaid Myzyri paraqitet në SPAK –

Shkeljet me tenderin 2.2 mln euro! SPAK kërkoi pushimin e çështjes për ish-kreun e KPP, GJKKO kthen për plotësim dosjen e Jonaid Myzyrit –

11:34 | 25/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Festa e Kurban Bajramit, Komuniteti musliman njofton besimtarët mbi vendin se ku do të falen –
  • Një emocion i madh –
  • I nxori armën policisë! lihet në burg djali i ish-deputetit demokrat, sot drejtor socialist –
  • Ernest Muçi me “petkun” e kampionit në Turqi, Ramadani përmbush misionin në Serie A –
  • Shkeljet me tenderin 2.2 mln euro! SPAK kërkoi pushimin e çështjes për ish-kreun e KPP, GJKKO kthen për plotësim dosjen e Jonaid Myzyrit –
  • Nuk ka afat për marrëveshjen me SHBA, negociatat ende larg finalizimit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Festa e Kurban Bajramit, Komuniteti musliman njofton besimtarët mbi vendin se ku do të falen –
  • Një emocion i madh –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com