Kuvendi i Kosovës ka rrëzuar me 78 vota pro qeverinë e drejtuar nga Isa Mustafa duke shkuar kështu në zgjedhje të parakohshme brenda 45 ditësh.
Bëhet me dije se data e zgjedhjeve të parakoshme do të vendoset nga Presidenti Hashim Thaçi.
Seanca në Kuvendin e Kosovës ka qenë e tensionuar, pasi rrëzimin e Qeverisë e ka përkrahur edhe partneri i koalicionit, PDK-ja.
Me rrëzimin e qeverisë Kosova në një tjetër krizë pasi me rrëzimin e qeverisë bllokohet kalimi i demarkacionit dhe rrjedhimisht liberalizimi i vizave me BE.