Biden shpalos vizionin para aleatëve: SHBA, plotësisht e përkushtuar ndaj NATO-s – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Biden shpalos vizionin para aleatëve: SHBA, plotësisht e përkushtuar ndaj NATO-s

18:26 | 19/02/2021
në Bota, Kryesore
0

Presidenti i SHBA Joe Biden shpalosi të premten një kontrast të mprehtë me politikën e jashtme të paraardhësit të tij Donald Trump, duke premtuar t’i japë fund diplomacisë në formë biznesi dhe ta verë theksin tek demokracia në vend të autokratizmit.

Presidenti Biden e përdori paraqitjen e tij të parë të madhe në skenën globale – një “vizitë virtuale” në Evropë – për të rikthyer Shtetet e Bashkuara si lojtar i një ekipi shumëpalësh, pas katër vitesh të politikave të ndjekura nga zoti Trump me moton “Amerika e Para.

Më pas ai mbajti një fjalim në një seancë online të Konferencës së Sigurisë në Mynih, e cila zakonisht mbledh udhëheqës kryesorë të botës.

Read more

Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut… –

Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –

Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –

Bllokohen negociatat, 27 vendet anëtare pa vendim për Shqipërinë! Këshilli i BE: Disa vende…… –

Presidenti Biden tha se Shtetet e Bashkuara janë plotësisht të përkushtuara ndaj NATO-s dhe parimit të saj se një sulm ndaj një anëtari të aleancës është sulm ndaj të gjithëve. “Unë e mirëpres investimin tuaj në aftësitë ushtarake që mundësojnë mbrojtjen tonë të përbashkët,” tha zoti Biden.

Në fjalimin e tij, zoti Biden nxori në pah kontrastin me politikën e jashtme të praktikuar nga paraardhësi i tij Trump, i cili i zemëroi aleatët duke prishur marrëveshje globale dhe duke kërcënuar t’i jepte fund ndihmës për mbrojtjen nëse aleatët nuk i përmbaheshin politikës së tij.

“Partneritetet tona kanë qëndruar të forta dhe janë rritur ndër vite, sepse ato janë të rrënjosura në pasurinë e vlerave tona të përbashkëta demokratike. Ato nuk janë diçka që trajtohen si biznes, nuk janë për të nxjerrë përfitime. Ato janë të ndërtuara mbi një vizion të së ardhmes, ku çdo zë ka rëndësi,” tha ai.

Ai paralajmëroi gjithashtu se progresi demokratik është nën sulm, si në SHBA ashtu edhe në Evropë.

Zoti Biden erdhi në takimin virtual me disa angazhime: një premtim prej 4 miliardë dollarësh në mbështetje të përpjekjeve globale për vaksinimin ndaj koronavirusit, rikthimi i Shteteve të Bashkuara në marrëveshjen e Parisit për klimën, dhe mundësia e një projekti shpenzimesh prej gati 2 trilionë dollarësh për të mbështetur ekonominë e SHBA dhe ato globale.

Zoti Biden nënvizoi se demokracitë, jo autokracitë, ofrojnë rrugën më të mirë për botën, ndërkohë që trazirat e 6 janarit në Kapitol nga ana e protestuesve pro-Trump treguan se sa e brishtë mund të jetë demokracia.

“Demokracia nuk ndodh rastësisht. Ne duhet ta mbrojmë atë. Forcojeni atë. Përtërijeni atë. Duhet të provojmë se modeli ynë nuk është një relike e historisë,” tha zoti Biden.

Presidenti Biden u takua të premten me video konferencë me udhëheqësit e G7 nga Britania, Franca, Gjermania, Italia, Kanadaja dhe Japonia. Ai ka në plan të takohet përsëri me ta personalisht në një samit të organizuar këtë verë nga Britania, thanë zyrtarët.

RUSIA, KINA, SFIDAT

Presidenti Biden theksoi pikëpamjen se ekonomitë e mëdha të tregut dhe demokracitë duhet të punojnë së bashku për të trajtuar sfidat që paraqesin konkurrentët e mëdhenj si Rusia dhe Kina, si dhe sfidat transnacionale duke filluar nga përhapja e materialeve bërthamore te ndryshimi i klimës dhe siguria kibernetike.

Presidenti i SHBA foli sidomos për veprime “keqdashëse” dhe të bashkërenduara që ai beson se Rusia ka ndërmarrë për të destabilizuar dhe minuar demokracinë në Shtetet e Bashkuara, Evropë dhe gjetkë.

Ai u bëri thirrje aleatëve të qëndrojnë të vendosur me Uashingtonin.

Në lidhje me Kinën, ekonomia e dytë më të madhe në botë, zoti Biden u bëri thirrje demokracive të punojnë së bashku për të kundërshtuar praktikat dhe politikat e qeverisë kineze që janë “abuzive nga pikëpamja ekonomike dhe … kundër vlerave tona”, siç u shpreh ai.

Etiketa: aleatetNATOPresidenti Joe BidenSHBA

Të Lidhura

Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut… –

Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut… –

nga 27
17:53 | 16/03/2026
0

Kompania Sigal e Avni Ponarit zotëron shumicën e tregut të sigurimit dhe e ruan këtë monopol përmes AMF dhe Autoritetit...

Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –

Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –

nga 27
17:07 | 16/03/2026
0

Nga Boldnews.al Gjykata e Lartë ka rrëzuar ankimin për sekuestrimin e disa pajisjeve kompjuterike të kompanisë “Gogel”, në pronësi të Arbër...

Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –

Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –

nga 27
16:51 | 16/03/2026
0

Partia Demokratike nuk do të marrë nesër pjesë në seancën plenare. Reagim për shtyp i kryetarit të grupit parlamentar të...

Bllokohen negociatat, 27 vendet anëtare pa vendim për Shqipërinë! Këshilli i BE: Disa vende…… –

Bllokohen negociatat, 27 vendet anëtare pa vendim për Shqipërinë! Këshilli i BE: Disa vende…… –

nga 27
16:35 | 16/03/2026
0

Më 26 shkurt, Komisioni Evropian i paraqiti vendeve anëtare Raportin e Vlerësimit të Pikave të Ndërmjetme, IBAR, për grupkapitullin e...

Para
Vaksina e Johnson & Johnson pret aprovimin nga OBSH, mund të furnizojë 190 vende me doza

Vaksina e Johnson & Johnson pret aprovimin nga OBSH, mund të furnizojë 190 vende me doza

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut… –

Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut… –

17:53 | 16/03/2026
Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –

Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –

17:07 | 16/03/2026
Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –

Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –

16:51 | 16/03/2026
Bllokohen negociatat, 27 vendet anëtare pa vendim për Shqipërinë! Këshilli i BE: Disa vende…… –

Bllokohen negociatat, 27 vendet anëtare pa vendim për Shqipërinë! Këshilli i BE: Disa vende…… –

16:35 | 16/03/2026
Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg –

Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg –

15:27 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut… –
  • Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –
  • Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –
  • Bllokohen negociatat, 27 vendet anëtare pa vendim për Shqipërinë! Këshilli i BE: Disa vende…… –
  • Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg –
  • Rama bëri thirrje lufte nga Kuvendi, koha që t’i përgjigjemi me revoltë popullore –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut… –
  • Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com