Stafi i Beyonce ka dënuar spekulimet se diva e muzikës, në pritjen e ëmbël të dy binjakëve ka bërë ndërhyrje në buzë.
Përfaqësuesja e saj, Yvette Noel-Schure, thotë se shkak i fryrjes së buzëve të këngëtares është shtatzania.
“A e dini ju që përveç shtimit në peshë ka ndryshime dramatike dhe në sistemin e qarkullimit të gjakut, duke rritur qarkullimin që shkakton ënjtje? A e dini se shpesh mishrat e dhëmbëve ënjten? A e dini që ndonjëherë prek dhe të folurën tonë, aftësinë për të patur vëmendje dhe shumë gjëra të tjera?”, ka thënë ajo.
Reagimi i stafit të këngëtares vjen pas komenteve të shumta në ditët e fundit, në postimet e Beyonce në Instagram, ku kritikohej se gjatë shtatzënisë kishte bërë ndërhyrje për të fryrë buzët.