Pas reklamës së kompanisë McDonald me sloganin “Mc Donald është kudo” ka ardhur kundërpërgjigjia e kompanisë Burger King. Kështu, dy zinxhirët e ushqimit të shpejtë vazhdojë të bëjnë luftë me goditjet e tyre të marketingut. Pasi Mc Donald në reklamën e tij theksoi numrin minimal të njësive të rivalëve dhe distancën e tyre kilometrike për të arritur tek pikat e tyre, reagimi që vjen nga Burger King është plot ironi dhe humor. Krijuesit e saj e kanë imagjinuar udhëtimin e një çifti në kërkim të një hamburgeri. Të dy ndalojnë tek pikat e McDonalds, por vetëm për të blerë një kafe për të përballuar pjesën tjetër të rrugës për të shkuar në Burger King, ku shijojnë hamburgerin e tyre duke thënë që ia vlejti rruga e gjatë.