BERZH, Shqipëria korrupsionin më të lartë në rajon – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

BERZH, Shqipëria korrupsionin më të lartë në rajon

11:18 | 14/12/2016
në Uncategorized
0

Anketa më e fundit për Jetën në Tranzicion nga Banka Europiane për Zhvillim dhe Rindërtim tregon se korrupsioni vazhdon të mbetet sfidë në Europën Juglindore.

Shqipëria, nga të gjithë vendet e Europës Juglindore (EJL) ka përqindjen më të lartë të të anketuarve që janë përgjigjur se kanë bërë personalisht apo nga një pjesëtar i familjes së tyre pagesa nën dorë ose dhurata në 12 muajt e fundit në pothuajse të gjitha shërbimet publike të cilat mbuloheshin nga pyetjet e anketës.

Ndërsa për sa i përket pyetjes në lidhje më mënyrat për të luftuar korrupsionin, 25% e shqiptarëve të pyetur kanë dhënë si zgjidhje raportimin në momentin që hasin me të, 21% e tyre kanë thënë se njerëzit e thjeshtë nuk mund ta zgjidhin korrupsionin dhe 40% japin si alternativë refuzimin për të paguar ryshfet si mënyrën më të mirë për të luftuar korrupsionin.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Në lidhje me korrupsionin në shëndetësi, mbi 32% e shqiptarëve të pyetur kanë pohuar se kanë përjetuar korrupsion për shërbimet shëndetësorë dhe shprehen të pakënaqur nga shërbimet e marra.

Vendet e EJL, të cilat kryesisht po kalojnë një periudhë tranzitore, i kanë bërë këto pagesa ndaj deputetëve (47% e të anketuarve e kanë pohuar këtë fakt), zyrtarëve qeveritar (42% e të anketuarve e kanë pohuar), pushtetit lokal (39% e të anketuarve) dhe inspektorëve tatimorë (39% e të anketuarve kanë pohuar faktin).

Anketa analizon se si korrupsioni gërryen besimin te njerëzit në institucione të ndryshme dhe pakëson nivelin e kënaqësisë me shërbimet publike. Gjithashtu bën një lidhje të qartë midis përjetimit të korrupsionit te njerëzit dhe sensin e përgjithshëm të optimizmit për të ardhmen.

Anketa tregon se perceptimi i njerëzve dhe eksperienca aktuale e korrupsionit është ulur që nga 2006, por ende mbetet shumë e lartë në krahasim me vendet perëndimore.

Perceptimi i korrupsionit ka rënë në të gjithë rajonin përveç Turqisë, Europës Lindore dhe Kaukazit.

Anketa tregoi se frekuenca e pagesave jo të rregullta në sektorin e shëndetësi dhe ryshfetet ndaj policëve të trafikut mbeten më të larta në pjesën më të madhe të rajonit.

Sipas gjetjeve të reja, njerëzit në përgjithësi priren që të besojnë në policinë e shtetit, forcat e armatosura, presidentin dhe kryeministrin, si dhe tek institucionet fetare, ndërkohë që vetëm dy të treta e të anketuarve kanë shprehur besim ndaj qeverisë së tyre.

Anketa nënvizon një lidhje të fortë midis nivelit të korrupsionit dhe progresit në fusha si liria e shtypit, efikasiteti i demokracisë, qeverisë dhe sundimit të ligjit. Të pyeturit në vendet demokratike raportojnë më pak përjetime të korrupsionit se sa të pyeturit në vendet më pak demokratike.

Duke zbuluar lidhjen midis korrupsionit dhe pikëpamjes së njerëzve për jetën, raporti i publikuar tregon se korrupsioni është i lidhur në mënyrë domethënëse dhe negative me lumturinë, besimin dhe optimizmin e njerëzve.

Në veçanti, njerëzit që besojnë se pagesat nëndorës apo dhuratat janë të nevojshme që t’iu kryhen shërbimet publike në mënyrë efektive janë 4 pikë përqindje më pak të mundshëm për të qenë të kënaqur me jetën e tyre, sipas raportit.

Rezultatet tregojnë se të anketuarit të cilët janë të shqetësuar për korrupsionin kanë më pak gjasa që të krijojnë besim tek të tjerët dhe të jenë optimistë për të ardhmen. Rreth një e katërta e pagesave nëndorës në arsim duket se janë të motivuara nga dëshira për të shprehur mirënjohjen. Pagesat nëndorës ndaj policëve të trafikut, gjykatave administrative apo shërbimive të sigurisë socialë janë më së shumti të bërë prej kërkesave të shprehura apo të nënkuptuara.

GRAFIK- përjetimi dhe perceptimi i korrupsionit

/monitor.al/

Etiketa: BERZHShqipëria korrupsionin më të lartë në rajon

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Lushnje, banka e gjakut jep alarmin: Nuk kemi gjak për talasemikët

Lushnje, banka e gjakut jep alarmin: Nuk kemi gjak për talasemikët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

23:12 | 14/01/2026
Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

23:06 | 14/01/2026
Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

22:12 | 14/01/2026
BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

21:52 | 14/01/2026
Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –

Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –

21:38 | 14/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –
  • Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –
  • Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –
  • BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –
  • Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –
  • Seria A/ Barazimi i tretë radhazi për Napolin, bllokohet edhe ndaj Parmës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –
  • Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com