Mesfushori i Kosovës Bersant Celina është bërë sërish protagonist në sfidën e Twentes kundër Feynoord.
Në një moment, një grup tifozësh të Twentes kanë shpalosur në shkallët e impiantit sportiv një banderolë me mbishkrimin “Kosova është Serbi”.
Celina i cili e ka ndjekur ndeshjen nga shkallët e stadiumit ka ndërhyrë dhe ka kërkuar heqjen e banderolës dhe menjëherë më pas, shërbimet e sigurisë në stadium kanë bërë të mundur palosjen e saj.
“Mos më keqkuptoni! Unë i dua fansat tanë. Kemi fansat më të mirë në këtë vend, por kam zero respekt për individët që bënë këtë veprim”, shkruan Celina në rrjetet sociale.