Braziliani ka pësuar atak kardiak gjatë një ndeshjeje në Brazil
Bernardo Ribeiro, ish futbollisti i Skënderbeut është ndarë nga jeta.
Braziliani ka pësuar atak kardiak gjatë një ndeshjeje të zhvilluar me skuadrën e tij Friburgense. 26-vjeçari ka pasur një eksperiencë dhe në kampionatin shqiptar me skuadrën e Skënderbeut në sezonin 2011-2012. Ndërsa më pas ka luajtur me ekipe si Njukasëll Xhets në Australi, Mairehmani në Finlandë dhe këtë vit ai u rikthye në Brazil ku luajti me Friburgense në Rio De Janiero.
Kjo është tragjedia e dytë që ndodh në fushën e futbollit, brenda pak ditësh. Njëlloj si Ribeiro edhe futbollisti i Dinamos së Bukureshtit Patrik Ekeng, humbi jetën në fushën e blertë.