Berlini është tronditur paraditen e sotme nga një shpërthim.
Ngjarja ka ndodhur në qendër të kryeqytetit gjerman.
Policia gjermane bëri me dije se një makinë Volgsvagen Passat ka shpërthyer duke i marrë jetën drejtuesit të mjetit.
Policia dyshon se mund të bëhet fjalë për një akt terrorist që nuk ka shkuar si duhet, ose ndoshta një vrasje mafioze ndaj personit që drejtonte mjetin.
Tashmë policia ka nisur hetimet, por vigjilenca e saj është në maksimum nga frika e ndonjë sulmi terrorist.