Berisha: Unë eci me Kanun, në 21 janar do e vrisja Ramën me snajper – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha: Unë eci me Kanun, në 21 janar do e vrisja Ramën me snajper

09:27 | 06/03/2018
në Shqiperi
0

Sali Berisha deklaron se ndjen dhimbje për katër viktimat e 21 janarit, por sipas tij garda bëri detyrën duke zbatuar ligjin. I ftuar në emisionin “Real Story” të Sokol Ballës, Berisha bëri një deklaratë të fortë kur tha se nëse nuk do të kishte qenë garda, mund të ishte dhe dora e tij që mund të kishte shkrepur armën.

“Nuk kam asnjë lloje shqetësimi, vetëm dhimbje për viktimat e 21 Janarit, sepse kam qenë në zyrën time, i sulmuar. Garda bëri detyrën që i takon në bazë të ligjit, shikoni ligjin. Ata ishin brenda rregullores, në mos garda mund të ishte dhe gishti i Sali Berishës”, u shpreh Sali Berisha.

Sali Berisha i është përgjigjur gjatë pyetjes se a ka frikë nga drejtësia në Shqipëri. Ai tha se aventurën nuk duhet ta provokosh, por rrezikut s’duhet t’i ikësh.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Duke u ndaluar te 21 janari me 4 viktima mbështetës të opozitës, Berisha thotë për herë të parë, se në zyrë i ka shkuar një zyrtar amerikan, i dërguar nga Clinton, që i ka kërkuar të mos shkojë disa ditë në zyrë.

Por Berisha nuk e dëgjoi dhe thotë se kishte urdhëruar snajperat, që të vrisnin Edi Ramën. Ai thotë se gjatë historisë së tij politike, ka vepruar i nxitur edhe nga Kanuni. “Unë e vlerësoj pyetjen edhe është pyetje për mendimin tim fondamentale për cdo politikan dhe për cdo njeri. Në tërësi ka dy qëndrime ndaj frikës, ndaj rrezikut, se frika vjen nga rreziku, përballja dhe ikja nga rreziku. Unë i përkas qëndrimit të parë dhe jap disa shembuj:

Në Shkallnur hodhën bombën te këmbët, unë vazhdova fjalimin, në Lushnje shkrehën breshëri unë vazhdova, u nisa për Tropojë dolën Hakjajt bllokuan rrugën, unë vazhdova para bëra mitingun. Në presidencë, sulmuan e menduan se erdhi koha ta qërrojnë Sali Berishën, erdhën dhe mbetën në hekurat e Presidencës, qëndrova 3 ditë e tre netë duke u ushqyer dhe fjetur në Presidencë.

Në 21 Janar, qëndrova, ata që kanë ardhur ë kanë gjetur në zyrë dhe më kanë gjetur me dosje në duar. Pas disa ditësh erdhi një zyrtar amerikan i dërguar nga Klinton dhe më thotë, më kërkon “a ka mundësi të mos vish nesër në zyrë?” I them absolutisht, se është ditë pune, po edhe të mos ishte, do isha në zyrë.

Me tha “s’bëhet nami se nuk je”. I thashe “a te te jap mesazhin për Ramën? Po preke gjënë më të vogël do jenë 5 snajper, 4 nga te katert anet dhe une ne mes dhe do goditet vetëm po nuk e shpoi plumbi”.

“Ti po thua”,- tha, “Shqipëria e shek 19”. “Më vjen keq i thashë, Shqipëria e shek 21. Unë për zjarrvënës do bëj atë që më takon me bë. I thuaj se një post policie po e prekën në mënyrë absolute s’do kthehet në Shqipëri i gjallë”. Ia kanë thënë, që po të lëvizte në atë mënyrë do qëllohej, u zhduk në 27 janar si ajo e pulës. Funksionoi.

Pse kjo përballje e imja? Vjen nga fëmijëria më e hershme e imja, mund të jetë edhe kanunore. Porosia që na jipnin më të parët, mos i ik rrezikut, se rreziku të nxën. Une e pesoja sa here kisha frike, e shihja kur isha femije, qe po te humbisja, humbisja se kisha frike dhe i thosha vetes mire t’u be, se pate frike. Sot eshte jashte cdo lloj dyshimi qe une nuk kam frike, nuk jam trim, por frike nuk kam””, ka thënë ai.

http://www.gazetatema.net/2018/03/05/sali-berisha-une-eci-me-kanun-ramen-do-e-vrisja-me-snajper-ne-21-janar-ia-thashe-zyrtarit-te-klinton-qe-me-erdhi-ne-zyre-te-me-largonte-dhe-iku-si-pule/

Etiketa: kanunSali Berishasnajper

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Dy projekte publike kërcënojnë me betonim lagjen romake të Durrësit

Dy projekte publike kërcënojnë me betonim lagjen romake të Durrësit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama –

Tjetër “shuplakë” e fuqishme për Ramën! SPAK urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë –

20:33 | 20/12/2025
“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin –

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin –

20:15 | 20/12/2025
Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, një i vdekur dhe një e plagosur –

E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji –

19:53 | 20/12/2025
OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore –

OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore –

19:39 | 20/12/2025
Edi Rama ka shfarosur kombin, është armiku më i madh i shqiptarëve –

Edi Rama ka shfarosur kombin, është armiku më i madh i shqiptarëve –

19:27 | 20/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Tjetër “shuplakë” e fuqishme për Ramën! SPAK urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë –
  • “Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin –
  • E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji –
  • OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore –
  • Edi Rama ka shfarosur kombin, është armiku më i madh i shqiptarëve –
  • Të marrim në dorë fatin tonë! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Tjetër “shuplakë” e fuqishme për Ramën! SPAK urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë –
  • “Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com