Portieri i kombëtares shqiptare Etrit Berisha do të operohet në meniskun e gjurit të djathtë, pas një dëmtimi që pësoi në ndeshjen që Atalanta e tij fitoi ndaj Romës.
Operacioni do të kryhet nesër dhe Berisha do të kthehet të luajë vetëm vitin e ardhshëm. Ai do të mungojë në ndeshjet kundër Juventus, Udinese, Milan dhe Empoli.
Operacioni i portierit të kombëtares sonë nuk ndikon në kombëtaren shqiptare, pasi sfida e radhës e kuqezinjve në eliminatoret e Botërorit, do të jetë në 24 mars ndaj Italisë, në Palermo.