Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një konference për mediat, ka “realizuar hakmarrjen e tij”. Ai ka bërë të ditur që Enkelejd Alibeaj nuk do të jetë më kreu i Grupit Parlamentar të kësaj force politike, në nisje të sesionit të ri politik parlamentar.
Berisha ka deklaruar se postin e Alibeajt do ta marrë deputeti i Elbasanit, Luçiano Boçi. Ky i fundit është zgjedhur në ditët e para të rithemelimit të PD-së (2022) edhe si nënkryetar i Partisë.
“Funksioni i kreut të Grupit Parlamentar do të kryhet nga Luçiano Boçi. Zhvillohen diskutime me të gjithë deputetët, proces i hapur për diskutime.
Boçi është de fakto dhe de jure kreu i grupit parlamentar. Edi Rama bën gjithçka kundër opozitës, por pa sukses. Treni ynë nuk do të ndalet, fiksojeni”, është shprehur ish-kryeministri gjatë fjalës së tij..