Tenderi për shitjen e INSIG, ka qënë pjesë e rëndësishme e fjalimit të ish-kryeministrit Berisha, sot në parlament. Ai akuzon kryeministrin Rama se po e shet INSIG me gjysmën e vlerës së tij si aferë korruptive me klientët e tij.
“Sot po shitet INSIGU. Me sa po shitet. Me 15 mln euro. Shko e merrni vlerësimin e kompanisë ndërkombëtare, një nga më të fuqishme në Evropë, e cila e ka vlerësuar 38 milionë euro. Do e marrin klanet”, tha Berisha.