Reperi Stresi, djemtë e Azem Hajdari dhe Sokol Olldashit, e vajza e Bujar Nishanit, janë e vetmja risi e listës së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Në listën zyrtare që PD publikoi, janë të njëjtët emra që nga koha kur kjo parti ishte në pushtet dhe ku bëjnë pjesë ish-zëvendësministrat dhe ish-drejtorët e administratës së qeverisjes në vitet 2005-2013.
Adriana Gjonaj, Avenir Peka, Edit Harxhi dhe Kastriot Sulka, ish-zëvendësministra gjatë qeverisjes së Berishës bëhen anëtarë të Këshillit Kombëtar. Listës fituese i shtohen edhe Agron Kuliçaj, ish-zëvendësdrejtor i policisë, Arben Ibroja, ish-drejtor i OSHEE, apo Ines Nurja, ish-drejtoreshë e INSTAT.
Ndërsa Azem Hajdari bëhet pjesë e Partisë Demokratike, e motra, Rudina, mbylli kapitullin me selinë blu. Po ashtu, largohen nga Këshilli Kombëtar iPD-së edhe artistët e vjetër Bujar Kapexhiu, Robert Budina dhe Julian Deda. Operacioni “fshesa” në PD preku edhe një ndër themeluesit e partisë, Arben Imamin.
Këshilli Kombëtar i Berishës ripërtërihet edhe me diasporën, ku listës fituese nga votimi i Kuvendit Kombëtar i shtohet 15% e anëtarëve përfaqësues nga jashtë vendit, të cilët zgjidhen më vonë, me propozim të Kryetarit të Partisë dhe miratim me vendim të Kryesisë së PDSH. Këshilli i ri Kombëtar pritet të zgjedhë javën e ardhshme kupolën drejtuese të Partisë Demokratike, nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët te Kryesia e re.
Konkretisht, fitues kanë dalë:
Adriana Gjonaj ish zv. ministre, ish deputete
Agroj Kuliçaj, ish zv.drejtor i policisë
Andia Ulliri ish deputete
Andrea Mano ish deputet, ish prefekt i Korçës
Arben Ibroja ish drejtor i OSHEE
Ardian Turku ish deputet
Asllan Dogjani ish deputet
Aurel Bylykbashi ish deputet
Avenir Peka ish zv.ministër
Bedri Hoxha ish deputet
Çlirim Gjata ish deputet, ish kryetar i KQZ
Dashnor Aliko, ish kryetar i komunës Lazarat
Edit Harxhi, ish zv. ministre e Jashtme
Eleina Qirici ish deputete
Gjok Vuksani ish deputet
Ines Nurja ish drejtoreshë e INSTAT
Kastriot Sulka ish zv.ministër i Punës
Lorenc Luka ish deputet, ish kryebashkiak i Shkodrës.
gijotina.com/







