Kryedemokrati Sali Berisha këtë të hënë është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme në zbatim të masësë së sigurisë të vendosur ndaj tij nga ana e GJJKO lidhur me dosjen hetimore të privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani” në Tiranë, në kohën kur ai ishte kryeministër i vendit.
Si çdo herë që Berisha shkon në SPAK ai është pritur nga mbështetës dhe militantë të Partisë Demokratike me të cilët shtrëngoi duart dhe u përshëndet.
Me të mbaruar detyrimin e tij të paraqitjes, Berisha dha një prononcim për mediat, ku lexoi mesazhin që la në SPAK.
gijotina.com/








