Kryeministri Edi Rama pritet të zhvillojë sot një takim elektoral në Shkodër.
Ndërkohë kryebashkiakja Voltana Ademi nuk ka miratuar lejen për zhvillim e takimit, duke zbatuar kështu dekretin në fuqi të presidentit Meta për anullimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.
Ish-kryeministri Sali Berisha me anë të një videoje të postuar në Facebook, tregon pamjet se si furgonat e policisë janë nisur drejt Shkodrës, për të rrethuar kështu ambientin ku do të jetë i pranishëm kryeministri Rama.
“Dyndje narkopolicesh drejt Shkodres. Larg duart nga Shkodra. Rama Ik! Fitore! sb”– shkruan Berisha.
https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/481507079060868/