Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ironizuar përqafimin e Taulant Ballës me Edi Ramën mbrëmjen e djeshme në koncertin në sheshin Skënderbej për 100 vjetorin e miqësisë Shqipëri-SHBA si dhe për hapjen e negociatave me BE-në.
Nga selia blu, Berisha tha se ndihet falenderues për ata qindra punonjës rrogëtarë, që braktisën dhe e shndërruan atë në një koncert pothuajse funebër.
“Më lejoni që të falënderoj ata qindra punonjës rrogëtar, që braktisën dhe e shndërruan atë në një koncert po thuajse funebër, ku mbetën duke përqafuar njëri-tjetrin duke u përpjekur si gaztor për të kompensuar braktisjen masive që kishte bërë administrata”, tha Berisha.