Berisha: Basha të ikë para zgjedhjeve lokale – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha: Basha të ikë para zgjedhjeve lokale

10:00 | 24/03/2018
në Shqiperi
0

69 minuta me Berishën…

Nga Agim Xhafka*

Çdo njeri, në e adhuron apo jo, ka kureshtje të takojë Sali Berishën. Aq më tepër një gazetar që synon të bëjë një shkrim apo një intervistë.
Kur konfirmova një takim me të mendoja se do e gjeja ashtu përkulur mbi kompjuter a duke folur në celular. Por, lajmet dalë nga kati i 14 i Coin thonin që zyra e tij ishte përherë plot. Me pritje e përcjellje, njerëz të thjeshtë, apo ofiqarë e ambasadorë.
Nisja e takimit u bë me përpikmëri. Në orën 13 e 30 minuta. Ai donte të mësonte për mua, unë doja të dija për të.
Gërmova e gërmova, por nuk pati nevojë. Sali Berisha tregon qysh në minutin e parë se ka trishtim e shqetësim. Partia që dorëzoi nuk ka qetësi, pra nuk po starton drejt ngritjes. Dhe është i drejpërdrejtë. Fajtor është Basha. E nisi me marrëveshjen, të cilën e quan me stil kadarean; “puthja e vdekjes”. Jo për ditën kur u morën vesh, por më vonë, kur ai shtrëngim duarsh u shit nga socialistët si nder për PD-në. E ndërsa Rama tallej fshatrave duke e quajtur Bashën “çun të mirë”, kryetari i PD-së nuk agresohej, ndaj baza u ftoh dhe tani ajo është vagull.
Për listat nuk ke pse e pyet. Ta thotë vetë: “Gabim, shumë i madh. Nuk fshihet fibra e PD-së me një të rënë të lapsit.” E kur e sheh me dyshim,ai shton: “Si ishin listat i mësova nga media…”.
Sali Berisha humbi zgjedhjet e 2013, iku nga drejtimi i saj, por nuk ka ikur partia prej tij. Duket sikur është dorëhequr Basha.
Nga biseda kupton që kjo parti ka hyrë në cikël rikuperimi. Njësoj si njeriu, kur sëmuret dhe operohet. Pret t’i mbyllet plaga, të heqë penjtë e të futen në lojë fizioterapistët për ta aftësuar.
Edhe pas Theçerit në Angli u larguan tre kryetarë, derisa i katërti i solli në pushtet. Pyetjes nëse Basha duhet të dorëhiqet po humbi lokalet e 2019, ai ta pret me fjalinë: “Duhet të ikte më parë…”.
Rikthimin e tij në krye e quan të pamundur, por kërkon rikthimin e të larguarve. Sa më parë të vijnë te shtëpia e tyre. E shpresën pret ta ngjallin të rinjtë. Janë si dallga që pastron bregun.
Me Sali Berishën flet jo veç për politikë. Edhe për teatrin, filmin, librin. Zyra e tij komode, jo aq e madhe sa duket në televizor, është e ngrohtë dhe miqësore. I vëmendshëm, kur i flet dhe plot fakte, kur të shpjegon të bëjnë që takimin ta mbash mend si një ngjarje me kujtesë të gjatë.
Kur largohesh Sali Berisha të përcjellë deri tek paradhoma. Atje presin shumë njerëz. E pashë plot atë mjedis të vogël, i thashë: “Doktor, je si Kisha e Laçit.”
Dola jashtë dhe rruga më nxori para SHQUP-it. Qetësi, heshtje, veç ca makina që flinin në oborr. Parti me dy seli. Dhe nuk dija të dalloja cila ishte e para…

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=948934091942820&set=a.154716538031250.1073741826.100004787134117&type=3&theater

* Shënim: Titulli është i redaksisë.

Etiketa: Agim XhafkaBerisha: Basha të kishte ikur para zgjedhjeve lokaleCoinçun i mirëKisha e Laçitnjë të rënë të lapsitputhja e vdekjesSali Berisha

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Pse kaq errësirë në Partinë Demokratike?

Pse kaq errësirë në Partinë Demokratike?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Iku me kasafortë në rrugë, shqiptari përleshet me policët spanjolle –

Po ruanin të armatosur me kallashnikovë 1 ton drogë, arrestohen 2 shqiptarë në Spanjë –

15:27 | 24/02/2026
Dënohet 11 vjet burg kunati i Rezart Taçit –

Do pastronte 18.3 mln euro të mafies italiane, SPAK kërkon 13 vite burg për biznesmenin Rezart Taçi –

15:11 | 24/02/2026
Dënohet 11 vjet burg kunati i Rezart Taçit –

Do pastronte 18.3 mln euro të mafies italiane, SPAK kërkon 13 vite burg për biznesmenin Rezart Taçi –

15:09 | 24/02/2026
Është toka jonë dhe këtu do të vdesim –

Është toka jonë dhe këtu do të vdesim –

14:45 | 24/02/2026
Vijojnë skandalet me rrugët/ Investim gjigant, por jetëshkurtër! Ramës i shembet edhe segmenti ‘Auto-Moto Park’ në Elbasan! –

Vijojnë skandalet me rrugët/ Investim gjigant, por jetëshkurtër! Ramës i shembet edhe segmenti ‘Auto-Moto Park’ në Elbasan! –

14:11 | 24/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Po ruanin të armatosur me kallashnikovë 1 ton drogë, arrestohen 2 shqiptarë në Spanjë –
  • Do pastronte 18.3 mln euro të mafies italiane, SPAK kërkon 13 vite burg për biznesmenin Rezart Taçi –
  • Do pastronte 18.3 mln euro të mafies italiane, SPAK kërkon 13 vite burg për biznesmenin Rezart Taçi –
  • Është toka jonë dhe këtu do të vdesim –
  • Vijojnë skandalet me rrugët/ Investim gjigant, por jetëshkurtër! Ramës i shembet edhe segmenti ‘Auto-Moto Park’ në Elbasan! –
  • Silvinjo ndjek nga afër lojtarët kuqezi në përgatitjet për ndeshjen e “Play-Off”-it ndaj Polonisë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Po ruanin të armatosur me kallashnikovë 1 ton drogë, arrestohen 2 shqiptarë në Spanjë –
  • Do pastronte 18.3 mln euro të mafies italiane, SPAK kërkon 13 vite burg për biznesmenin Rezart Taçi –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com