Nga foltorja e Kuvendit, ish-kryeministri Sali Berisha e pyeti zv.kryeministren Belinda Balluku se çfarë lidhje ka largimi i ish drejtorit të Policisë, Gledis Nanos me të.
Berisha iu drejtua Ballukut gjithashtu duke e pyetur për pallatin e biznesmenit Lul Morina, pasi sipas tij ajo fliste për mister kur pallati ishte tetë katesh.
“Unë jam këtu për të shtruar tre pyetje:
A mundet një njeri ta mbajë me mashtrime parlamentin 20 minuta, duke shkelur çdo rregullore siç bën zonja?
E dyta, me çfarë lidhet me ju, largimi i Nanos, drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit?
Pastaj, fol këtu për misterin e pallatit të Lul Morinës. Na fol pak për mullar-pallatin.
Pallati 8-katësh dhe ti flet për mister”, tha Berisha, ndërsa kryeparlamentarja i ndërpreu fjalën.