Në një bisedë me gazetarët ish-kryeministri Sali Berisha, deklaroi se, zgjedhjet në Universitetin e Tiranës, kryeministri Edi Rama ia ka deleguar bandës së Emiliano Shullazit.
Sipas tij, ky i fundit e ka kërcënuar akademikun Mynyr Koni, që të tërhiqet nga gara për Rektor.
Ish-kryeministri tha se, edhe Dhori Kule është kërcënuar që të mos e mbështesë Konin.
Berisha u shpreh se ngjarje të tilla nuk janë shënuar as në diktaturë dhe i bëri thirrje qytetarëve të ngrihen.