Berisha: 20 shkurti, dita e ngadhënjimit të lirisë mbi barbarinë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha: 20 shkurti, dita e ngadhënjimit të lirisë mbi barbarinë

16:09 | 20/02/2019
në Shqiperi
0

Ish-kryeministri Sali Berisha ka rikujtuar 20 shkurtin e vitit 1991, datë e cila përkon me rrëzimin e bustit të diktatorit më të egër të Evropës, Enver Hoxha.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se kjo datë shënon në historinë shqiptare ditën e ngadhënjimit të lirisë mbi barbarinë e egër të sistemit komunist në Shqipëri.

Posti i Berishës:

20 shkurti, dita e ngadhenjimit te lirise dhe dinjitetit te qytetareve mbi barbarine,- dita e kujteses tone kombetare!!

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Te dashur miq, me 20 shkurt te vitit 1991, ora 14:05 do te shenonte ngadhenjimin e Lirise dhe Dinjitetit te shqiptareve mbi barbarine dhe kultin me mizor e poshterues te historise se tyre.

Me 20 shkurt te vitit 1991 qindra mijra qytetare te Tiranes dhe mbare Shqiperise u bashkuan ne Qytetin Studenti ne revolten me masive me te fuqishme ne tere historine tone te orgaizuar nga PD, sindikata e pavarura, levizja studentore ne mbeshtetje te greves se urise te mbi 720 studenteve, greve kjo e organizuar nga PD dhe shoqata studentore shqiptare.

Cunami i lirise i qytetareve, te rinjve, studenteve, te persekutuarve do vershonte nga qyteti Studenti drejt sheshit Skenderbej dhe me nje guxim epik do te perballej dhembe per dhembe me diktaturen me te eger te Europes dhe pa perfillur tanket, mitrolozat dhe blindet e saj do permbyste ne ora 14:05 shtatoren e diktatorit me barbar te kohes se vet, Enver Hoxha, Hitlerit shqiptar te Pasluftes se Dyte Boterore.

20 shkurti 1991 eshte pra dita e ngadhenjimit e çlirimit te qytetareve shqiptar nga kulti, adhurimi i perbindeshit te historise se tyre kombetare, Enver Hoxhes, diktatorit qe ne 47 vite te sundimit te tij barabar persekutoi, burgosi, internoi, ekzekutoi apo eleminoi me uri kronike, semundje ne sistemin e tij stalinist mizor, qindra e mijra shqiptare, dy here me shume se sa te gjithe diktatoret e tjere te vendeve ishkomuniste te Europes pervec Bashkimit Sovjetik.

Ne piedestalin e zbrazur te shtatores e diktatorit gjaksor, qytetaret heronj te Tiranes vendosen Flamurin tone te lire kombetar pa yll, Flamurin e Skenderbeut.

Revolta uragane e shqiptareve e 20 shkurtit te vitit 1991 detyroi Ramiz Aline te kapitulloje dhe te firmosi heqjen e emrit Enver Hoxha Universitetit dhe plotesimin e te gjitha kerkesave te greves te urise te mbi 720 studenteve dhe pedagogeve te Universitetit te Tiranes dhe shkollave te tjera te larta te vendit!

Me 20 shkurt te vitit 1991 shqiptaret çliruan veten e tyre nga zinxhiret e pushtimit me barbar te mendjeve, shpirtrave dhe lirive te tyre. Ata me zvarritjen, prerjen e kokes se shtatores se diktatorit i bene gjygjin publik antikrishtit te historise se tyre qe iu kishte ndaluar me kushtetute Krishtin, Muhamedin e madje edhe vet Zotin

Por 20 shkurti eshte dhe dita e shembjes se busteve te gjalla, bllokmeneve hoxhist, gjakpires ne pushtet, rregjimit te tyre mizor dhe eshte gjithashtu ditelindja e dyte e Partise Demokratike, e cila jo vetem organizoi dhe drejtoi me sukses, guxim dhe vendosmeri levizjen studentore dhe ate mbare popullore, revolucionin demokratik te shkurtit 1991 por qendroi fuqishem ndaj grushtit te shtetit, kurtheve dhe akteve terroriste te klikes komuniste ne pushtet qe kishin si qellim hakmarres primitiv shpalljen e gjndjes se jashtezakonshme dhe shkaterrimin e Partise Demokratike, asgjesimin e saj.

Ne valen e terrorit te eger te klikes hoxhiste u ekzekutua ato dite pa gjyq nga fallangat e krimit ne pushtet ne rruget e Tiranes, sportisti i njohur Artan Lenja dhe 11 qytetare te tjere!

Nderim perjete martireve te shkurtit te vitit 1991, studenteve dhe pedagogeve greviste te urise dhe te gjithe atyre burrave dhe grave, djemve dhe vajzave qe shkruan me gjakun, sakrificat, trimerine e tyre kapitullin me te ndritur ne librin e lirise dhe dinjitetit te shqiptareve!

Por 20 shkurti 1991 si dita e ngadhenjimit te qytetareve me te shtypur, me te dhunuar, me te izoluar e me te uritur te botes mbi tiranine me çnjerezore, me te eger te kohrave eshte gjithashtu dita e Kujteses tone kombetare. Kjo eshte dita e nderimit te sakrifices, dhimjeve, vuajtjeve te qindra e mijra burrave dhe grave, te rejave, te rinjve, femijeve dhe te moshuarve, qendrestarve, viktimave te kalvarit horror te rregjimit te satanit shqiptar, Enver Hoxha!

Prandaj sot le te perulemi me nderimin dhe mirenjohjen tone me te thelle para te gjithe atyre qe lane rinine, endrren, te ardhmen, jeten para skuadrave te pushkatimit apo ne kampet dhe burgjet e diktatures si viktima te luftes se klasave, kundershtare te regjimit apo qe vuajten nga uria dhe vdiqen nga semundjet e saj ne sistemin skllavopronar te diktatures hoxhiste!!

Te dashur miq, kater dite me pare, pas 28 viteve, me 16 shkurt 2019 qindra mijra qytetare shqiptare mbushen njelloj si atehere serish rruget dhe sheshet e Tiranes ne protesten me te madhe qe nga ajo dite ne revolucionin demokratik te Shkurtit 2019 per permbysjen e sistemit te kakistokracise dhe narkoshtetit te tij qe bijte e eterve terrorist me kryebanditin Edvin Kristaq Rama ne kupole kane vendosur ne Shqiperi.

Keshtu qe ky 20 shkurt eshte dita kushtrimit te lirise, guximit, trimerise se qytetareve shqiptar per te permbysur regjimin e urryer kakistokrat dhe rezervuar sa me pare Edvin Kristaq Rames dhe narkoqeveritareve te tjere fatin e merituar. Fitore! sb

Etiketa: Sali Berisha

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Rosat e Robert Cooper-it

Hashimi po i shkon pas fijes Vuçiqit me tërheqjen e vijës ndarëse

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com