Një 45-vjeçare ka rënë nga ballkoni i katit të dytë në oborrin e banesës së saj dhe për pasojë është plagosur rëndë.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Poshnje në Urën Vajgurore.
Rrëzimi i gruas nga ballkoni është parë nga fqinjët, të cilët kanë shkuar menjëherë për ti dhënë ndihmën e parë dhe kanë njoftuar policinë.
Zamira Xhaxhaj, nëna e dy fëmijëve, është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Beratit, ku gjendja e saj paraqitet e rëndë.