Ministri i Shëndetësis, Ilir Beqaj ka sqaruar audio-përgjimin e publikuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Stop”, i tha se biseda me ish vartësin e tij, është bërë në muajit korrik të këtij viti.
“Ajo bisedë është bërë në 8 korrik 2016. Unë e kam atë audio që nga 10 korriku. Kontrolloni se çfarë fjalësh keni hequr në atë audio. Pse do prisja 4 muaj për këtë gjë, për ta hequr nga detyra? Po ai paguante vartësin e tij për 3 muaj kur ky i fundit ndodhej në Francë. Ndaj u mor vendimi i 7 nëntorit”, tha ministri Beqaj.