Benet Beci merr detyrën si kryebashkiak i Shkodrës – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Benet Beci merr detyrën si kryebashkiak i Shkodrës –

14:33 | 19/06/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Benet Beci mori sot detyrën e kryetarit të bashkisë së Shkodrës duke bërë betimin para këshilltarëve bashkiakë.

Në fjalën e tij ai premtoi se do të punojë me përkushti për çdo banor të këtij qyteti”Është koha të paraprijë të ardhmen. Të nisim me përmirësimnin e cilësisë së jetës. Dera është e hapur për të gjithë” tha ai.

Fjalimi i plote
Së pari më lejoni t’i uroj të gjithë këshilltarët dhe kryetarin e këshillit bashkiak për detyrën

Unë sot kam kënaqësinë dhe privilegjin e madh të jem zgjedhur nga ju dhe njerëzit që ju përfaqësoni në këtë sallë si qytetar i parë i Shkodrës. Por më besoni që do të doja që në këto vite pune me ju të meritoja titullin punëtori dhe shërbëtori i parë i Shkodrës. Rruga që do të bëjmë bashkë pa diskutim ka vështirësi, por unë tani është koha për t’u përqëndruar te puna, është koha për të nisur një ndryshim të madh, jo thjesht që Shkodra të kapë ritmin dhe kohën e humbur, por që t’i paraprijmë së ardhmes. Ne duhet ta nisim punën të fokusuar në përmirësimin e cilësisë së jetës së çdo shkodrani, në zhvillimin e ekonomisë, në mbrojtjen e mjedisit, në promovimin e hapësirave, ideve dhe nismave.
Duhet të punojmë për fëmijët e së nesërmes, për Shkodrën që tejkalon veten dhe u pararend zhvillimeve dhe sfidave.
Vullneti ynë, bashkëpunimi me njëri-tjetrin, bashkëpunimi me qeverinë dhe donatorët, e veçanërisht besimi që na kanë dhënë qytetarët janë një garanci e fortë për suksesin tonë.Të nderuar këshilltarë,

Pavarësisht përkatësive tuaja (fatmirësisht ky këshill tashmë është përfaqësues i shumë grupimeve politike), te ju unë shoh të zgjedhurit e kësaj bashkie, ku duhet dëgjuar fjala e të gjithëve e ku nuk ka ndasi, nuk ka qytetarë të dorës së dytë, nuk ka rëndësi sa metra a kilometra larg godinës së bashkisë banojnë, a janë familjet e vjetra me derën e madhe, apo të ardhurit që në Shkodër gjetën mundësinë më të mirë për fëmijët e tyre, a i përkasin një partie a një grupimi.

Kjo është bashkia e shkodranëve, e cilitdo që ka vendosur të jetojë këtu, dera e hapur për të gjithë.Kjo bashki do të jetë bashkia ku ndahen punet dhe jo privilegjet .

Ju, administrata e bashkisë e institucionet në varësi të saj, e sigurisht unë, prej sot jemi në shërbim të tyre, me dinjitet, me rregulla, me përkushtim.
Ne që sot do ta nisim këtë ndryshim dhe nuk do të humbim asnjë çast. Për ne Shkodra është e para! Zoti e bekoftë Shkodrën dhe shkodranët!
Na u priftë e mbara! Faleminderit të gjithëve!

Read more

Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen… –

Ja çfarë ka në duar SPAK! –

Kryeministri Rama pret në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, zbulohet agjenda –

Mos më jep leksione nacionalizmi –

Të Lidhura

Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen… –

Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen… –

nga 27
22:56 | 01/06/2026
0

Gazetarja Klodiana Lala, ka lëshuar një deklaratë të fortë, duke zbuluar se kryeministri Edi Rama i trembet më shumë lëvizjeve...

Ja çfarë ka në duar SPAK! –

Ja çfarë ka në duar SPAK! –

nga 27
22:36 | 01/06/2026
0

“Jemi ende herët për të kuptuar çfarë po ndodh me Zvërnecin, por ama di një gjë: që SPAK ka një...

Kryeministri Rama pret në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, zbulohet agjenda –

Kryeministri Rama pret në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, zbulohet agjenda –

nga 27
22:01 | 01/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama do të mikpresë të martën Presidentin e Këshillit të Europës, Antonio Costa, i cili viziton Tiranën si...

Mos më jep leksione nacionalizmi –

Mos më jep leksione nacionalizmi –

nga 27
21:45 | 01/06/2026
0

Ish-kryeministri grek, Alexis Tsipras, iu përgjigj ashpër kryeministrit shqiptar Edi Rama pas reagimit të këtij të fundit ndaj deklaratës së...

Para

Temperatura në Evropë është rritur me 2.3°C në 100 vitet e fundit -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen… –

Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen… –

22:56 | 01/06/2026
Ja çfarë ka në duar SPAK! –

Ja çfarë ka në duar SPAK! –

22:36 | 01/06/2026
Kryeministri Rama pret në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, zbulohet agjenda –

Kryeministri Rama pret në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, zbulohet agjenda –

22:01 | 01/06/2026
Mos më jep leksione nacionalizmi –

Mos më jep leksione nacionalizmi –

21:45 | 01/06/2026
Më vjen keq, por… –

Më vjen keq, por… –

21:37 | 01/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen… –
  • Ja çfarë ka në duar SPAK! –
  • Kryeministri Rama pret në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, zbulohet agjenda –
  • Mos më jep leksione nacionalizmi –
  • Më vjen keq, por… –
  • Krijuam një linjë për denoncimin e korrupsionit… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen… –
  • Ja çfarë ka në duar SPAK! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com