Bënë “mirë” që e ndaluan Nikollë Lesin! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bënë “mirë” që e ndaluan Nikollë Lesin!

10:57 | 31/08/2017
në Opinion
0

Nga Mero Baze

Tek historia e Nikollë Lesit me policinë, kemi rastin të shikojmë fytyrën e vërtetë të policisë shqiptare.

Ai rast nuk është i rëndë nga fakti që Lesi është botues i gazetës “Koha Jonë”, por pikërisht për atë që thotë policia, për faktin që ata e kanë trajtuar atë, si qytetarët e tjerë, viktima të saj.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Unë u sqarova prej Nikollës, pastaj prej policisë e Bashkisë se çfarë ka ndodhur. Dhe këtu qëndron problemi me arrogancën dhe represionin e policisë në fushata të tilla.

Nikolla, nuk është viktimë e dhunës mbi shtypin, por më keq akoma, është viktimë e represionit të paligjshëm të policisë sonë mbi qytetarët.

Përpara Nikollës sot në mëngjes, doli nga qelitë e komisariatit një arkitekt, që ndërton me leje një zonë rezidenciale afër Petrelës. Policia kishte shkuar në mesditë, kishte arrestuar katër a pesë hidraulikë që po vendosnin banjat dhe i kishte marrë në komisariat. Punëtorët i ishin lutur policisë të priste pronarin se ata aty do të qëndronin, por as ka denjuar ta dëgjojë sugjerimin e tyre. Më pas ka shkuar pronari, që është arkitekti, e kanë marrë dhe atë në komisariat. Aty pasi kanë qëndruar nja pesë orë, kanë verifikuar që është me leje dhe i kanë liruar. Askush nuk e ngre dot zërin sot për këtë që i ka ndodhur arkitektit.

Sot, në mëngjes atij i bëheshin rreth 20 orë peripeci, pasi policia e ka prezumuar si kriminel dhe ka bërë atë gjestin e arrogancës së marrjes në komisariat.

E njëjta gjë ka ndodhur disa ditë më parë me arrestimin e një inspektori bashkiak që e la të lirë Gjykata, pasi nuk ka faj, apo me shoqërime në komisariat të çdokujt që i telefon policisë rivali, komshiu apo idiotësi të tjera shqiptare, të nxitura nga fryma lejfeniste e kryeministrit për komunikimim me popullin.

Ishte fat që e pësoi dhe Nikollë Lesi si qytetar, pasi ky ka mundësi të bëjë zhurmë. Ai i ka telefonuar kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj, i cili i ka konfirmuar se je në rregull me letrat, pasi ke kërkuar shkallë emergjence për pallatin dhe po i ndërton. Ja ka konfirmuar këtë dhe shefi i policisë ndërtimore të Bashkisë. Por, policët nuk kanë dashur as të dëgjojnë dhe as të lexojnë, por kanë marrë dy gazetarë në qeli dhe pas tyre dhe Nikollën që t’u shpjegojë letrat. (Një zot e di ç’kanë hequr duke dëgjuar). Dhe në fund të gjithë bien dakord që ishte çdo gjë në rregull.

Tani pyetja është: a mban përgjegjësi kjo polici që rras nëpër komisariate gjysmën e njerëzve që shikon duke punuar, dhe nuk shqetësohet fare që shkatërron energji, nerva dhe ngjall zemërim qytetar?

Çfarë fuqie prove ka një denoncim fqinji që mund të ketë me ty probleme të tjera, një denoncim rivali, apo qoftë dhe një foto nga polici digjital? E vetmja gjë është verifikimi në vend, marrja e dokumentave dhe nëse ka probleme, aty e ke pronarin, mund të ndëshkosh kur të duash, duke e çuar në gjykatë.

Nga ana tjetër nëse Bashkisë i kërkon leje për punime të brendëshme në shtëpi, duhet të aplikosh online dhe të shkojnë deri në tre muaj pa marrë përgjigje, ndërkohë që ti ke nevojë të zhvendosësh një pajisje në banjë, apo një riorganizim të saj. Punimet e përfshira tek deklarata personale janë kufizuar tek lyerje dhe zëvendësim pajisjesh.

Nuk e kuptoj përse duhet heqje lirie në këtë rast, arrestim punëtorësh fakira, që nuk kanë asnjë lidhje me ndërtimin dhe pronën, aq më keq arrestim gazetarësh si në rastin e Lesit. Çfarë rrezikshmërie shoqërore paraqet një njeri që është duke ndërtuar shtëpinë e tij, që duhet ndaluar menjëherë, pa verifikuar asgjë? Me këtë kriter mund të arrestosh çdo kantier që i del para furgonit të policisë, përveç atyre që ka marrë lekë përgjegjësi i furgonit dhe t’i mbushesh qelitë e komisariateve me njerëz të pafajshëm. Një ndërtues në Sarandë për shembull më tregonte se si përfundon në qeli sa herë ndërrohet shefi i komisariatit, megjithëse i ka depozituar në komisariat gjithë lejet dhe dokumentat e objektit që po ndërton.

Ndaj rasti i Nikollë Lesit vlen shumë herë më tepër si padrejtësi ndaj qytetarit, se sa si padrejtësi ndaj gazetarit. Vlen më shumë, pasi Nikolla ka fuqinë dhe pati fuqinë ta bëjë publike rastin dhe të ilustrojë me atë, gjithë arrogancën dhe represionin që një tufë policësh që duan të bien në sy për të zellshëm, ushtrojnë ndaj qytetarëve. Janë po këta shefa komsiaratesh që në qytetet kryesore të vendit, nuk ndjekin kriminelët apo drogën, por ulin kokën e mbyllin sytë para tyre, por ndjekin betonieret dhe autobotet e ujit, pasi ato i çojnë tek lekët dhe gjobat që u marrin ndërtuesve apo pronarëve të hoteleve që janë pa ujë në verë. Është kjo frymë represioni që policia përpiqet ta paraqesë si përkushtim që në fakt është shëmtia e këtij shteti e fryëmzuar dhe nga fushata e “qeverisjes me gjithë popullin”. Një frymë e qelbur, që duhet pastruar me rrënjë nga policia gjobvënëse e Shqipërisë.

E vetmja gjë e mirë që kanë bërë është që përfshinë dhe Nikollën në këtë listë, për ta parë të gjithë sa gjë e shëmtuar është të bësh si i fortë me të dobtit dhe të rrish si mut para të fortëve.

/gazetatema.net/

Etiketa: arroganceBënë “mirë” që e ndaluan Nikollë Lesin!Koha JonëkomisariatMero BazeNikollë LesinPetrelëpolici digjital

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para

Uragani "Harvey" thyen rekord me 1250 milimetra shi për 58 orë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com