Belgjika e ka nisur me një fitore minimale Botërorin 2022 teksa ka mundur Kanadanë me shifrat 1-0, në një sfidë ku “djajtë e kuq” kanë vuajtur shumë për të siguruar tre pikët dhe për të marrë kreun e grupit.
Pavarësisht formës jo optimale që ka shfaqur së fundmi dhe mungesave, pritej një Belgjikë dominuese ndaj amerikano-veriorëve.
Por kanadezët për pak sa nuk bënë çudinë kur fituan shpejt një penallti. Megjithatë, Kurtua ia doli të priste goditjen nga pika e bardhë të Alfonso Devis, duke ruajtur portën e paprekur.
Kanadezët kërkuan më shumë lojën sulmuese, por ishin belgët ata që ia dolën të shënonin me një top të gjatë që Batshuaj e shfrytëzoi maksimalisht për të çuar sferën në rrjetë në fundin e pjesës së parë.
Në fraksionin e dytë të lojës, Kanadaja diktoi më shumë ritmin e saj duke tentuar që të gjente hapësira. Por Belgjika u mbrojt mirë dhe mbylli me eksperiencë sfidën me fitoren minimale 1-0, duke marrë kreun e grupit e vetme.