Kandidati fitues në zgjedhjet e 14 Majit për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri, i është drejtuar Gjykatës së Posaçme të Apelit me ankim, kundër vendimit të Gjykatës së Vlorës që lejoi përgjimin e tij në datën 10 Maj.
Nëpërmjet avokatëve të tij, Beleri kërkon të shpallë të paligjshme përgjimet audio dhe video në vende private, të bëra me urdhër të Prokurorisë dhe që u konsideruan të ligjshme më pas edhe nga Gjykata e Vlorës.
Mbrojtësit e Fredi Belerit, thonë se vendimi që angazhoi grupet operacionale për përgjimin e tij nuk ka datë dhe orë të fillimit dhe mbarimit të veprimit, ashtu sikurse as kërkesa për vleftësimin e tyre, duke e bërë atë të paligjshëm.
Megjithatë, këto përgjime siguruan provat kryesore kundër kandidatit fitues në Bashkinë e Himarës që tregonin përfshirjen e tij në shit-blerjen e votave për zgjedhjet lokale të 14 majit dhe që e lanë atë në qeli pa afat.