Presidenti Bajram Begaj ndodhet sot në Shkodër. Kreu i Shtetit është pritur nga Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia, si dhe do të zhvillojë takime me Prefekten e Qarkut të Shkodrës, Majlinda Angoni, drejtues të Këshillit të Qarkut dhe Këshillit Bashkiak.
Begaj do të vlerësojë me Dekoratën “Nderi i Kombit” Gjimnazin “28 Nëntori”, Shkodër, me rastin e 100-vjetorit të krijimit të tij.
Kreu i Shtetit do të zhvillojë takime me përfaqësuesit e komuniteteve fetare, si në Myftininë e Shkodrës dhe në Kishën e Madhe, si dhe do të vizitojë Kishën Ortodokse. Në përfundim të vizitës së tij, Begaj do të vizitojë Muzeun Fotografik “Marubi”. Presidenti i Republikës do të shoqërohet nga Zonja e Parë, Armanda Begaj gjatë kësaj vizite në qytetin e Shkodrës.
Kjo vizitë e Begajt vjen pak orë pasi presidenti ka nisur konsultimet me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen vitin që vjen.