Pas Ambasadës amerikane në Tiranë ka reaguar edhe Delegacioni i Bashkimit Europian në vendin tonë për sulmin me armë ndaj banesës së babait të gazetares Klodiana Lala.
“Dënojmë sulmin kundër gazetarit investigative Klodiana Lala dhe përsërisim mbështetjen tonë më të fortë për gazetarët në vijën e frontit të raportimit mbi krimin e organizuar në Shqipëri. Ne ftojmë autoritetet që të hetojnë plotësisht dhe menjëherë ngjarjen”, mbyllet reagimi.